Rusia dhe vendet që e mbështesin atë do të mbeten një rrezik për Evropën edhe pas përfundimit të luftës në Ukrainë, tha të enjten ministri finlandez i Mbrojtjes, Antti Hakkanen.
Finlanda, si Ukraina, është një fqinj me Rusinë, me një kufi prej më shumë se 1300 kilometra që aktualisht është i mbyllur për të gjithë udhëtarët, pasi Helsinki akuzon Moskën për kanalizimin e migracionit të paligjshëm në Evropë.
Hakkanen, duke paraqitur një përmbledhje të ushtrisë së vendit nordik, tha se e sheh rritjen e bashkëpunimit të Rusisë me Korenë e Veriut, Iranin dhe Kinën si një rrezik afatgjatë, transmeton Telegrafi.
“Rusia, së bashku me aleatët e saj, do të mbetet një aktor i rrezikshëm në Evropë edhe pas luftës në Ukrainë dhe ne nuk mund të përjashtojmë mundësinë që ata të kërcënojnë vendet evropiane me përdorimin e forcës ushtarake”, tha ai.
Finlanda publikoi të enjten rishikimin e saj të parë të politikës së mbrojtjes, që kur u bashkua me aleancën ushtarake të NATO-s vitin e kaluar në një ndryshim historik të politikës së shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës.
Rishikimi rekomandoi që Finlanda duhet të fokusohet në forcimin e mbrojtjes së saj kombëtare, bashkëpunimin me aleatët individualë, veçanërisht në mbikëqyrjen dhe trajnimin rajonal.
“Aleatët kryesorë në bashkëpunimin tonë ndërkombëtar janë Suedia, Norvegjia, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Estonia”, tha Hakkanen, duke shtuar se Finlanda po punonte me Korenë e Jugut, Izraelin dhe Japoninë në sigurimin e materialeve të mbrojtjes.
Finlanda do të vazhdojë të shpenzojë të paktën 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen, në përputhje me objektivin minimal të vendosur nga NATO.
Vendet baltike dhe Polonia pritet të shpenzojnë midis 3.2 dhe 4.7 për qind, ndërsa Suedia dhe Norvegjia pritet të arrijnë 2.6 për qind deri në vitin 2030, thuhet në rishikimin e politikave.
Hakkanen në fillim të kësaj jave i tha Reuters, se Finlanda do të konsiderojë kthimin e minave tokësore kundër personelit për të ndihmuar në mbrojtjen e kufirit, gjë që do të nënkuptonte tërheqjen nga një traktat i ratifikuar ose aderuar nga më shumë se 160 vende, por jo nga Rusia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dronët e inteligjencës ukrainase shkatërrojnë dy anije ruse në Krime, publikohen pamjet e sulmit

Dodik takohet me Putinin në Moskë

Departamenti amerikan i Drejtësisë do të kërkojë dënimin me vdekje për Luigi Mangione

Rusia thotë se 'nuk mund të pranojë' planet e paqes të Trump për Ukrainën

Suedia pritet të investojë miliona euro për të modernizuar bunkerët e mbrojtjes civile

Polonia ia dorëzon ukrainasve agjentin rus Molchanov

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani