LAJMI I FUNDIT:

Ministri Berisha takon komandantin e Operacioneve Speciale të NATO-s, Colin J. Kilrain

Ministri Berisha takon komandantin e Operacioneve Speciale të NATO-s, Colin J. Kilrain

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MSFK), Rrustem Berisha ka pritur sot në objektet e këtij dikasteri komandantin e Operacioneve Speciale të NATO-s, nën admiralin Colin J. Kilrain.

Nën admiralin Kilrain e ka takuar edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.


Kështu thuhet në njoftimin për media të MFSK-së.

Sipas kësaj komunikate, ministri Rrustem Berisha dhe komandanti i Operacioneve Speciale të NATO-s kanë biseduar mbi situatën e sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë, si dhe u bisedua për kapacitetet institucionale të vendit në fushën e sigurisë,  me theks të veçantë mbi zhvillimin, profesionalizimin, avancimin si dhe bashkëpunimet e FSK-së me shtetet anëtare dhe atyre partnere të NATO-s. /Telegrafi/