LAJMI I FUNDIT:

Ministri Bekteshi numëroi 11 artikuj te të cilët nesër do të ngrihen çmimet

Ministri Bekteshi numëroi 11 artikuj te të cilët nesër do të ngrihen çmimet

Ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi, ka numër artikujt që do të plotësojnë listën e mallrave që I kanë çmimet e ngrira.

“Nesër do të përcaktohen çmimet më të larta për domatet, kastravecin, qepët, lulelakrën, specin, groshën, thjerrëzat, bananet, portokallin, mandarinën dhe limonin”, paralajmëroi sot ministri Bekteshi.

Ai ka kërkuar nga qytetarët të kontribuojnë në plotësimin e listës së pemëve dhe perimeve që duhet të kenë çmime të ngrira.


Ai vlerësoi se nga fundi i prillit ose fillimi i majit do të rritet prodhimtaria vendore dhe kjo, siç shtoi, do të ndikojë pozitivisht në uljen e çmimeve. Porositi se Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera në bazë ditore i ndjek të gjithë ndodhitë në pjesën e çmimeve.

Qeveria më 28 shkurt miratoi vendim për kufizimin e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë në 33 denarë. Ndërsa, nga 16 marsi hyri në fuqi vendimi i Qeverisë për zvogëlimin e çmimeve të pastave dhe prodhimeve të qumështit. Në markete, qytetarët munden të blejnë pasta më lirë për 15% dhe produkte të qumështit për 10%. Përndryshe, çmimi i pastave (shpagetave dhe makaronave) do të ulet për 8-9 denarë, gjegjësisht minimum për 15%, ndërkaq ulje të çmimit prej më së paku për 10% do të ketë edhe për prodhimet e qumështit (qumësht lope me yndyrë prej 2,8%, 3,2% dhe 3,5%; gjizë; djathë lope, kos, ajkë dhe jogurt pa shtesa). Gjobat për mosrespektim të vendimit qeveritar lëvizin prej 800 deri në 10.000 euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori