Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka pritur nxënësit pjesëmarrës në “Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës” e cila u mbajt në Brazil gjatë këtij muaji, me ç’ rast ndau shpërblime dhe mirënjohje për nxënësit fitues dhe pjesëmarrës të kësaj gare diturie.
Ministri Bajrami, pasi ka uruar nxënësit pjesëmarrës dhe Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në Olimpiadë, ka vlerësuar lartë rezultatet e treguara të pjesëmarrësve dhe përkushtimin e tyre për tu kthyer me medalje nga kjo garë.
Ministri Bajrami theksoi se pjesëmarrësit e Olimpiadës Ndërkombëtare të Matematikës janë kthyer me rezultate të lakmueshme, duke përfshirë edhe medaljen e bronztë, në mesin e një konkurrence të më shumë se 100 shteteve.
“Ky rezultat tregon që ne kemi nxënës inteligjent dhe tregon se nuk është e pamundur që të ndërtohet një sistem cilësor i arsimit, në mënyrë që nxënësit tanë të jenë plotësisht të barabartë me nxënësit e botës. Kemi pritur nxënësit dhe MASHT ka ndarë çmime për ta, duke filluar me 1000 euro për fituesin e medaljes së bronztë dhe çmime të tjera”, është shprehur ministri Bajrami.
Ndër të tjera, Ministri ka bërë të ditur se MASHT do të ndajë edhe bursa shtetërore për këta nxënës, ndërkaq ka falënderuar Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës dhe Institutin ATOM, të cilët kanë punuar me ekipin e nxënësve.
Nxënësi Shend Zhejiqi, nxënës i Gjimnazit Matematikor të Prishtinës, fitues i Medaljes së Bronztë në këtë Olimpiadë u shpërblye me 1000 euro, nxënësit Ardita Berisha dhe Viktor Ahmeti u shpërblyen me nga 500 euro, kurse nxënësit Alban Elezi dhe Flutura Shabani me nga 300 euro. Nxënësit, po ashtu u shpërblyen edhe me nga një Giftkardë, në vlerë prej 99 euro, me të cilën mund të pajisen me titujt të ndryshëm, në njërën nga libraritë e kryeqytetit.
Ministri gjithashtu ndau mirënjohje edhe për kryetarin e Shoqatës së Matematikanëve, Muhim Lohaj, si dhe Valmir Krasniqi nga Instituti ATOM, i cili ishte trajner i këtyre nxënësve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

U raportua për zhdukjen e dy të miturve në Prishtinë – nga Prokuroria thonë se janë në fazën e grumbullimit dhe mbledhjen e provave

Ndalohet një 42-vjeçar në Gostivar, kërkohej me urdhër të gjykatës

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës