Ministrat japin llogari para Gruevskit

Seanca e qeverisë është paralajmëruar të jetë e hapur për opinionin publik, me ç`rast të gjithë ministrat do të japin llogari për realizimin e projekteve dhe synimeve të tjera gjatë mandatit ministror.
Kryeministri Nikola Gruevski do të dëgjojë edhe drejtorët e ndërmarrjeve publike, të cilët gjithashtu do të shpalosin punën dhe detyrimet e tyre.
Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha deklaroi se kjo është një praktikë transparente që qytetarët të njihen me punën e ministrave dhe aktiviteteve qeveritare, transmeton INA.
Sipas tij, në rendin e ditës së mbledhjes së Qeverisë janë 100 pika të rendit të ditës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/11/2012
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate
















































