LAJMI I FUNDIT:

Ministrat e Financave të G20-së premtojnë se do të marrin masa fiskale për të ndaluar përhapjen e Coronavirusit

Ministrat e Financave të G20-së premtojnë se do të marrin masa fiskale për të ndaluar përhapjen e Coronavirusit

Ministrat e Financave e njëzetë vendeve më të fuqishme dhe krerët e bankave qendrore premtuan se do të marrin masa fiskale dhe monetare për t’iu përgjigjur shpërthimit të Coronavirusit dhe për të mbrojtur rritjen ekonomike kundër goditjeve.

Në një deklaratë të përbashkët, ministrat të cilët u takuan në Riad thonë se ata mirëpritën masat dhe planet e paraqitura tashmë nga vendet për të mbështetur aktivitetin ekonomik.

“Ne jemi të gatshëm të ndërmarrim veprime të mëtejshme, përfshirë masat fiskale dhe monetare, sipas rastit, për të ndihmuar në përgjigjen ndaj virusit, të mbështesim ekonominë gjatë kësaj faze dhe të ruajmë rezistencën e sistemit financiar”, thuhet në deklaratë.


Deklarata e G20-së, pason nga një premtim i ngjashëm nga drejtuesit e financave të G7-së, për të përdorur të gjitha mjetet e duhura të politikave për të arritur një rritje të fortë të qëndrueshme përballë virusit.

Në mbledhjen e tyre të mbajtur në muajin shkurt, ministrat e G20-së kërkuan monitorimin e virusit, i njohur si COVID-19 dhe thanë që ata ishin të gatshëm për të adresuar rreziqet e tij.

Që atëherë, përhapja e shpejtë jashtë Kinës ka dërguar në tregjet financiare botërore në krizë të thellë. /Telegrafi/