LAJMI I FUNDIT:

Ministrat Aliu dhe Sceçla vizitojnë fshatrat në veri, ku po asfaltohen rrugët

Ministrat Aliu dhe Sceçla vizitojnë fshatrat në veri, ku po asfaltohen rrugët

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ishim në vizitë në komunat veriore të Republikës së Kosovës, në Zubin Potok dhe Leposaviq.

Aliu, ka thënë se nga kjo vizitë, kanë parë nga afër asfaltimin e rrugëve në Jasenovik dhe Syriganë, rrugë që do të shkurtojnë lëvizjen e të gjithë banorëve, në veçanti të komunitetit lokal.

“Po ashtu vizituam Cerajën, Koshtovën, Bistricën e Vllahisë, Dedin dhe Magjerën, fshatra këto që përmes kësaj ndërlidhje të rëndësishme, do të kenë qasje më të shpejtë dhe më të lehtë me komunën e Mitrovicës”, ka shkruar Aliu në një postim në Facebook.


Ai ka thënë se janë të përkushtuar në angazhimin e përditshëm për një jetesë më të mirë për të gjithë qytetarët, në përputhje me ligjet në fuqi, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të vendit. /Telegrafi/