Një çift që ishin pajtuar qysh në takimin e tyre të tretë të nisin një turne me furgon, kanë pranuar se sot jetojnë në "rrugë" së bashku me djalin e tyre dyvjeçar dhe qenin.

Jonathan dhe Megan Axëorthy nga Buckinhamshire, kishin vendosur ta riparojnë minibusin e tyre dhe ta shndërrojnë në shtëpi me rrota. Ata kishin investuar mbi 20 mijë funte, dhe me këtë minibus kanë vizituar mbi 166 vende të botës, transmeton Telegrafi.


2 128

Dyshja që ishin takuar në Shanghai në vitin 2010, pranojnë se shtëpia e tyre në rrota me kalimin e kohës mund të shkatërrohet, por mundohen që të vizitojnë sa më shumë vende. Jonathan, 43-vjeç, që më parë punonte si këshilltar, ka thënë se koha e gjumit dhe mëngjesit janë më sfidueset për të.

3 103

E biri i tyre Atlas tashmë ka vizituar me ata 11 vende përfshirë Francën, Zvicrën, Italinë, Shqipërinë, Greqinë, Turqinë dhe disa pjesë të SHBA-së. Ndërkaq prindërit e tij besojnë se ai do të ketë rastin të shoh edhe 10 vende tjera gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

4 75

Jonathan dhe Megan filluan "ekspeditën" e tyre në janar të vitit 2015, kur edhe morën me qira një furgon me të cilin eksploruan Amerikën Veriore, Jugore dhe Qendrore dhe më pas u kthyen në Evropë në vitin 2017.

5 62

Pas dy viteve, Jonathan dhe Megan pauzuan për të krijuar familje, kurse djali i tyre lindi në maj të viti 2017 dhe e pagëzuan me emrin Atlas - duke u asociuar në atlasin që u ndihmoi dhe orientoi të udhëtojnë nëpër botë. /Telegrafi/

6 52

7 46

8 36

9 28

10 24

11 29

12 11

13 10

14 7

15 6

16 3

17 3

18 3

19 3

20 2