LAJMI I FUNDIT:

Mini e ka prodhuar veturën e tre milionët (Foto)

Mini e ka prodhuar veturën e tre milionët (Foto)

Në Oksford të Britanisë së Madhe, është prodhuar vetura e tre milionët e kompanisë Mini.

Makina e modelit JCW Clubman, vije pas 15 vitesh pune të prodhuesit të njohur në tërë botën, për krijimin e këtyre veturave të vogla, por komode dhe të shpejta, transmeton Telegrafi.


Me të filluar punën në vitin 2001, kompania arrinte të prodhonte deri në 300 vetura në ditë.

Mirëpo, me rritejn e teknologjisë dhe 4,500 punonjësve, Mini ia del të nxjerrë njëmijë njësi në ditë, që është nga një për çdo minutë.

Në vitin 2014, ishte prodhuar vetura e dy milionët, që ishte një Volcanic Orange, e cila u shit te një klient në Japoni.

Ndryshe, nuk do të pritet gjatë që të prodhohen edhe një milion vetura tjera, sepse me investimin prej 2.2 miliardë dollarësh që ka bërë BMW në këtë kompani, pritet të rritet prodhimi në masë të madhe. /Telegrafi/

mini-e-ka-prodhuar-veturen-e-tre-milionet-foto-2

mini-e-ka-prodhuar-veturen-e-tre-milionet-foto-3

mini-e-ka-prodhuar-veturen-e-tre-milionet-foto-4

mini-e-ka-prodhuar-veturen-e-tre-milionet-foto-5

mini-e-ka-prodhuar-veturen-e-tre-milionet-foto-6

mini-e-ka-prodhuar-veturen-e-tre-milionet-foto-7