LAJMI I FUNDIT:

Minçev: Pagat në Administratën Publike janë të ulëta, mirëpo edhe kërkesa për rritje prej 30 për qind është shumë e madhe

Minçev: Pagat në Administratën Publike janë të ulëta, mirëpo edhe kërkesa për rritje prej 30 për qind është shumë e madhe

Ministri i Administratës Publike Goran Minçev  tha se pagat e punonjësve në Administratën Publike janë të ulëta, por mendon se shuma që ata kërkojnë është shumë e madhe.

Nga disa ministri kanë kërkuar rritje shtesë të pagave prej 30 përqind.

“Kjo çështje duhet të diskutohet me disa ministri, në radhë të parë me Ministrinë e Financave për fondet e mundshme shtesë në buxhet që do ta siguronin këtë 30 përqind. Unë mendoj se kjo shumë është shumë e madhe. Fakti është që pagat në administratë janë të ulëta por ka dy opsione, marrëveshje kolektive për të gjithë, ose marrëveshje kolektive individuale për çdo institucion veçmas”, tha Minçev.


I pyetur nëse të punësuarit në disa nga ministritë do të marrin shtesën e kërkuar prej 30 përqind në pagë, ministri tha:

“Unë nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetje. Kjo është çështje diskutimi me sindikatat në një kontekst më të gjerë.”

Ai theksoi se kërkesës së tyre mund t’i përgjigjet kur të sigurohen fondet përmes Ministrisë së Financave. Sipas tij për këtë nevojitet kohë sepse kanë gjetur vrima të mëdha në buxhet nga paraardhësit e tyre dhe shtoi se problemet e grumbulluara gjatë 30 viteve të fundit nuk mund të zgjidhen brenda natës.

Ministri informoi se ka pasur takim me kryetarin e sindikatës së punëtorëve, ku janë pajtuar që të paraqesin vërejtje me shkrim për ligjet e administratës publike me të cilat nuk pajtohen dhe të takohen në gjysmën e dytë të javës së ardhshme për të diskutuar se çfarë mund të përdoret për përmirësimin e këtyre zgjidhjeve ligjore.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind

Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind

Politikë
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte pas arrestimit

Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte pas arrestimit

Kronikë e Zezë
​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori