LAJMI I FUNDIT:

Minatorët e Koresë së Jugut mbijetojnë nëntë ditë nën tokë – duke pirë ujë që binte nga tavani dhe kafe

Minatorët e Koresë së Jugut mbijetojnë nëntë ditë nën tokë – duke pirë ujë që binte nga tavani dhe kafe

Dy minatorë që kaluan nëntë ditë të bllokuar në një minierë zinku të shembur të Koresë së Jugut, janë shpëtuar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, burrat, të moshës 62 dhe 56 vjeç, besohet se janë mbajtur ngrohtë duke ndezur një zjarr dhe duke ndërtuar një tendë nga plastika.

Dhe mësohet se ata janë në gjendje stabile.


Siç bëhet e ditur, dy minatorët u bllokuan gati 200 metra nën tokë pasi një pjesë e minierës së zinkut ku po punonin u shemb më 26 tetor në Bonghwa, në lindje të vendit.

Ata më në fund u shpëtuan natën e 4 nëntorit – më shumë se nëntë ditë pasi filloi sprova e tyre.

Të dy mundën të dilnin nga miniera dhe u dërguan në një spital lokal. Mjeku i tyre tha se ata duhet të shërohen plotësisht.

https://youtu.be/7uyvHNj_pPs

Presidenti Yoon Suk-yeol e quajti shpëtimin e tyre “me të vërtetë një mrekulli”.

“Faleminderit dhe faleminderit sërish që u kthyet shëndoshë e mirë nga udhëkryqi i jetës dhe vdekjes”, ka shkruar ai në Facebook.

Autoritetet thanë se minatorët mbijetuan duke pirë ujë që ra nga tavani dhe duke përdorur pluhur kafeje si vakt.

Operacioni i shpëtimit filloi të enjten kur punonjësit e urgjencës shpuan një vrimë dhe futën një kamerë të vogël në përpjekje për të gjetur minatorët, sipas agjencisë së lajmeve të Koresë së Jugut Yonhap.

Ata u zbuluan përfundimisht të ulur krah për krah për t’u ngrohur, në një dhomë të gjerë ku takohen disa boshte minierash. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Amerika
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa

"Ne kemi një plan B, C, D", thotë presidentja e Meksikës - nëse Trump aplikon tarifat për vendin e saj

Botë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Botë
Trump konfirmon tarifat për Meksikën dhe Kanadanë

Trump konfirmon tarifat për Meksikën dhe Kanadanë

Amerika
Kalo në kategori