LAJMI I FUNDIT:

Mimoza Thaçi: vepro, vepro dhe asnjëherë mos u dorëzo

Mimoza Thaçi: vepro, vepro dhe asnjëherë mos u dorëzo

Mimoza është bashkëpronare e zinxhirit Sun&Stars në Tetovë. Ajo në këtë intervistë flet për jetën, sfidat, biznesin familjar, librat dhe rrugëtimin e saj. Gjithashtu tregon edhe sekretin që e ka drejtuar në rrugën e suksesit. Mimoza flet për familjen, rrethin ku jeton, punën por edhe për atë se si vepron kur dikush e kritikon. Lexoni dhe shpërndani këtë intervistë për të motivuar edhe të tjerët!

Vizione: Çka është Mimoza? Si duhet ta njohim ne Mimozën? Si sipërmarrëse, si nënë e suksesshme apo si një grua e fortë që nuk dorëhiqet para sfidave?
E gjitha që dua të jem është të qëndroj njeri! Çdo gjë tjetër është titull që ne i fitojmë kur angazhohemi për veten tonë në këtë jetë të quajtur jeta në Planetin Tokë. Sepse në momentin që ne mund të dallojmë veten se kush jemi, të dallojmë veten nga mbretëria e kafshëve si një nga speciet më të avancuara që jemi me të drejtën dhe fuqinë e përcaktimit të mendimit tone. Nga ky moment çdo gjë tjetër, çdo titull tjetër, çdo sukses që mund të quhet mental, shpirtëror ose material është vetëm një lojë në Planetin Tokë.

Vizione: Cili është sekreti juaj i suksesit?
Sekreti i suksesit me plotfuqinë e fjalës mund ta them se është FAMILJA ime, është bashkëshorti im Avni Thaçi dhe dashuria që na lidhë. Nëse studioni jetën e të suksesshmeve në përgjithësi ju do të zbuloni se ky është një fakt e jo vetëm opinion. Duhet patur mbështetjen e një njeriu tjetër që të arrish të menaxhosh me kohërat e mira dhe jo të mira në jetë.


Vizione: Nga ku mendoni se vjen fuqia juaj?
Fuqia vjen nga bashkimi i mendimeve për një qëllim të caktuar, fuqia vjen nga mastermendja…Mendja master do të thotë të bashkohen mendimet e dy ose më shumë qenieve njerëzore për një qëllim të përbashkët dhe të sinqertë, duke krijuar një plan i cili do të dërgonte në cak por pa shkelur të drejtat e të tjerëve gjatë gjithë kësaj rruge.

Vizione: Si e përshkruani punën tuaj? A jeni i dhënë pas punës?
Jam e lumtur kur kam se ç’të bëj, kur bëj punën që më pëlqen, kur punoj dhe mësoj të tjerët të dyfishojnë ose trefishojnë atë që unë bëj. Së pari bëj vet, një kohë të gjatë deri sa e mjeshtroj zanatin e pastaj hap pas hapi i mësoj të tjerët të bëjnë të njëjtën që unë të filloj të merem me diçka që do të ishte në beneficionin e më shumë qenieve njerëzore. Kështu zinxhiri vazhdon.
Tani jam shumë e lumtur sepse një projekt të cilin sapo kam filluar do të jetë një nga mënyrat që shumë kohë e kam kërkuar për të ndihmuar bashkëqytetarët e mi të cilët kanë ambicie, kanë ide por mendojnë se nuk kanë fonde materiale për realizim të ideve të tyre. Unë gjithnjë them bëj mirë… Puno më shumë se paguhesh dhe Zoti do të shpërblej edhe prej aty ku nuk e pret aspak. Ka shumë mundësi në ajër për njerëzit që duan të përparojnë veten dhe vendin ku jetojmë.

Vizione: Si do ta përshkruani gjendjen tuaj të tanishme? (gjendjen shpirtërore, fizike, politike e profesionale)?
Gjendja ime e tanishme është në qetësi harmonike mes mendimeve, ndjenjave dhe veprimeve.
Politika është në vendin e duhur në kohën e duhur, çdo gjë ec drejt përparimit, them faleminderit që janë politikanët sepse pa ata do të ishim në një kaos ende më të madh se që jemi. Ashtu është jeta, rritet çdo ditë e më shumë. Nëse krahasohemi me shumë vite më pare, tani jemi shumë më mirë.
Nuk jam kundër askujt dhe nuk akuzoj askënd. Shteti dhe politika janë terme të cilat i përdorim për të larguar përgjegjësinë e të qenit vetë njerëz të cilët arrijnë suksese dhe realizojnë qëllimet e tyre.

Vizione: Kur si një e re filluat karrierën, a menduat vallë se do të bëheni kjo që jeni?
Kur së pari here kam filluar të mendoj dhe të pasurohem ka qenë dita që në Elbasan kam blerë ca libra për suksesin në jetë. Aty gjeta shumë përgjigje për ndjenjat kontradiktore të miat me realitetin.
Isha e re e sapomartuar, e varfër në çdo aspekt jo që nuk kishim para po ishim edhe në borxhe për arsye të dasmave. Jetonim në mjerim të madh dhe ne kaos në te tre aspektet jetësore atë material, shpirtëror dhe intelektual. Varfëria sjell mizorinë, askush nuk mund të thotë se jeton i lumtur në varfëri, ashtu vetëm gënjen veten. Ashtu si gënjeva unë duke menduar se të pasurit ose të suksesshmit më kane faj se unë nuk di të orientoj mendimet e mia. Mirëpo duke menduar pasurinë edhe ajo arriti. Besoj se çdo njeri që tani lexon këto reshta dhe është në situatën që unë kam qenë mund të arrij të jetojë jetën e ëndrrave por vetëm le të ndalet pak dhe të mendojë saktë se çka do-dhe jo se si do ta arrijë atë që do. Kur nisa se dija se do të jem kjo qe jam…
Kam menduar të arrij sukses dhe në kokë e kam menduar gjithnjë veten aty ku dua të jem, dhe jam saktësisht në vendin e duhur sot.

Vizione: A ju bën suksesi më të lumtur?
Po, shumë të lumtur

Vizione: Si i merrni kritikat dhe si mund të ndikoj kritika në punën tuaj?
Nëse kritika vjen nga një njeri i cili ka arritur majat si që është Lazim Destani, do të isha e lumtur sepse e di se nga njerëz si ai unë vetëm mund të mësoj diçka më shumë që nuk di. Përndryshe kritikat e të tjerëve nuk më interesojnë edhe aq. Gjithnjë shikoj jetën e kritikuesit si e ka dhe më vjen për të qeshur.

Vizione: A e keni frikë dështimin?
Dështimi nuk ekziston! Ai mund të quhet kështu: “dështim i përkohshëm”. Dështime të tilla ka dhe unë kam pasur nga ata më tragjiket ku edhe jetën e kam rrezikuar. Mirëpo sa nga këto dështime, zhgënjime dhe fatkeqësi do të bënin që ti të dështosh në mendje, ky atëherë do të ishte dështim i vërtetë.

Vizione: A keni menduar ndonjëherë të dorëzoheni për t’ja dedikuar jetën tuaj familjes suaj?
Kam menduar të dorzohem shumë here! Kur më kanë ndodhur shumë kërcënime e zhgënjime nga njerëz të cilëve ju besova dhe ju ndihmova, nga njerëz që nuk i njihja dhe që më dëmtonin në çdo aspekt dhe tani më vjen keq kur më kujtohet vetja në ato situata të pambrojtura sikur drenusha në botën e luanëve. Po të konsiderosh veten kafshë kur je njeri ky është dështimi për të cilin flas! Drenusha po, po ajo se ka kapacitetin e mendimit si mund ta ketë një njeri. Duhet të mendosh saktë e jo budallallëqe. Por të dorëzohem dhe të qëndroj me familjen jo asnjëherë se kam menduar një gjë të tillë. Çka i duhet familjes një nënë që di vetëm të ushqej dhe të laj e që shikon gjithë ditën seriale infektuese që shkatërrojnë jetën. Këto them jo.

Familja duhet të emancipohet dhe edukohet, ata mund të edukohen nën frymën e veprës që shikojnë çdo ditë e jo të fjalëve. Mëso djali nanës se do bëhesh jurist! Çka ku do të punoj si jurist oj nënë që s’të mjaftojnë programimet negative të serialeve destruktive po tani ke mbetur edhe ti thuash djalit ose vajzës mëso…mbaro shkolle që të gjesh një punë ku nuk do të punosh!!! Shumë ka bakterie shoqëria jonë dhe nuk di nga tja nis. Po si të thash dhe vetë kam nis nga vetja.

Vizione: A jeni optimist apo pesimist për të ardhmen?
Jam oportunitist! Kap mundësinë kur më vjen dhe se le të merr frymë pa e realizuar.

Vizione: Cili është mësimi më i mirë që keni mësuar nga gabimi i dikujt tjetër?
Të mos paragjykoj për mendimet e të tjerëve, çka mendon dikush tjetër për mua, unë nuk mund të di. Unë di vetëm atë që mendoj unë për veten time.

Vizione: A keni arritur gjithçka që keni dashur të arrini?
Kur kjo arrihet nuk është edhe aq gjendje e mirë, gjithnjë duhet patur një shkallë tjetër ku duhet arritur. Gjithnjë mundohem të gjej mënyra të ndryshme si të bëj diçka që do të ishte për të mirën e më shume qenieve njerëzore të vendit ku Zoti më dha jetën. Qëllimet i kam prekur, i kam realizuar e tani qëllim imi është të ju ndihmoj të tjerëve të realizojnë qëllimet e tyre. Që do të thotë, përsëri kam qëllim.

Vizione: Çfarë do të ndodh me të ardhmen tuaj? A keni ndonjë plan se çka do të bëni?
E ardhmja është diçka të cilën askush nuk mund ta planifikoj, nëse Zoti më jep jetën dhe do ta kem atë të drejtë të jetës në këtë planet besoj do ta shoh të realzuar qëllimin tim për të njohur nga afër shumë njerëz të suksesshëm që u prekën nga kjo intervistë apo shumë aktiviteteve të mia që kanë të bëjnë me orientimin e personit nga vetvetja dhe zhvillimi personal

Vizione: Çfarë jeni duke lexuar për momentin?
Ligjin e Suksesit në Gjashtëmbëdhjetë Mësime nga Naopleon Hill, është një kurs i cili të njofton me 15 ligjet e suksesit, të cilin për 2 vite gjatë kohës së lirë e kemi përkthyer bashkë me bashkëshortin tim Avniun. (U skuqa për këtë mu duk vetja sikur u lavdërova sepse nuk e dua këtë ndjesi). Po është një volum shumë i veçantë për ata që do të duan në të ardhmen të mësojnë për principet e suksesit.

Vizione: Kush e ka fajin për pa punësinë që aktualisht është mbi 35%? Dhe ku është zgjidhja?
Mendoj se mendjemadhësia! Kam kryer fakultet dhe duhet të punoj në drejtimin tim. E ashtu nuk ka dhe ngelen në depersion me veten. Nuk e kuptojnë se puna është punë dhe nëse është e ndershme duhet kaluar gjithë shkallët për të arritur. Kam kaluar gjithçka në jetë po më shumë më pengojnë personat mediokër që ndalojnë dhe stagnojnë në kokë.

Vizione: Si e filloni ditën? Si sugjeroni të rinjtë të fillojnë ditën? Të ushtrojnë, të lexojnë apo në facebook?
Duke dëgjuar audio për zhvillim personal ose duke lexuar pjesë nga libri, në këtë mënyrë ne nisim ditën me mendime ndërtuese dhe pastaj edhe po të përballemi me njerëz negative ato fjalë do ti dëgjojmë vazhdimisht në kokë! E di si ato këngët hipnotizuese negative (më mundojnë kotësira të tilla) ato vazhdojnë të përsëriten në kokë dhe rezultatet do të jenë positive po besuam në vete dhe negative po u kapëm pas të këqijave.

Vizione: Si inspiroheni? Ku dhe si duhet të inspirohet rinia?
Vetëm duke lexuar, leximi është ushtrim i trurit njëjtë si gjimnastika ushtrim i trupit. Duhet të ushqejmë veten me ushqim pozitiv mental, ka audio programe edhe në gjuhën shqipe edhe libra të mrekullueshëm që gjinden edhe në shitoret Sun and Stars të cilat i drejtomë bashkë me bashkëshortin tim.

Vizione: A mendoni se prindërit kanë patur ndikim në karrierën tuaj? A duhet të rinjtë të konsultohen me prindërit për hapat në karrierë?
Shumë kanë ndikim dhe do të keni fatin po të keni prindër që besojnë në ëndrrat e juaja. Babai im gjithnjë më thoshte se unë do të arrij dhe kjo ka qenë forca shtytëse! 

Vizione: Nëse do të mund t’i jepnit vetes suaj në moshë më të re ndonjë këshillë, cila do ishte ajo? Cila është këshilla që i jepni të rinjëve?
Mendo saktë.

Vizione: Si e komentoni gjendjen e medias në Maqedoni? A mendoni se ndikohet jeta e rinisë nga mungesa e kualitetit të mediave?
Për veten time që nga viti 2011 nuk dëgjoj lajme, kam 5 televizor jo aktiv në shtëpi! Nuk infektohem nga gjëra të atij lloji, thjesht skam nevojë.

Vizione: Cila është zgjidhja juaj e problemit të të rinjve këtu?
Ju si Vizione jeni duke bërë një punë të mirë e nëse do të arrini me entuziazmin tuaj të ‘infektoni, të rinjtë tjerë që të fillojnë të lexojnë libra për zhvillim personal dhe të rriten së pari në brendinë e tyre që kur të ju vij mundësia e jetë mos ta lëshojnë.

Vizione: Si duhet të veproj një i ri i pa punë?
Nëse do punë do të zgjohet çdo ditë në ora 6 në mëngjes dhe do të kërkoj punë deri sa të gjej.

Vizione: Si e shikoni të ardhmen e të rinjve në Maqedoni?
Si çdo herë, të rinjtë janë rezultat i trashëgimisë kulturore, trupore, mendore, sociale etj…Çka mendojnë atë do ta kenë. Nëse e mendojnë shkuarjen pas atë do ta arrijnë. Nëse e mendojnë përparimin do të zgjohen në mëngjes dhe do ti përvishen punës!
Nëse mendojnë se dinë mirë por të dish dhe mos të veprosh është njëjtë sikur je i pa ditur kjo të bën të jesh i paditur. Vepro, vepro, vepro dhe asnjëherë mos u dorëzo.

Kjo intervistë është bërë nga vizione.info dhe telegrafi.com i ka të gjitha të drejtat e publikimit të intervistës, sipas marrëveshje së arritur mes palëve. Për më shumë intervista, ndjekeni Vizione në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori