Këngëtarja e njohur shqiptare, Mimoza Mustafa, feston sot ditëlindjen e saj të 46-të.

Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga fansat, kolegët dhe familjarët e saj.


Për një nga urimet më të veçanta është kujdesur bashkëshorti i saj, Shkumbin Kryeziu, i cili ka publikuar një fotografi të saj në rrjetin social Facebook.

mimoza.mustafa1 15538325 1210834908994940 494693461274918912 n e1607426402371

Në mbishkrimin e saj, ai i ka bërë një dedikim romantik gruas së tij, duke i thurur disa vargje të veçanta dashurie.

Shkumbini përndryshe njihet si tekstshkrues i shumë prej këngëve të njohura të Mimozës.

mimoza.mustafa1 23667649 339151786549362 7151925265797480448 n

Ky është dedikimi i tij romantik për ditëlindjen e 46-të të Mimozës: “Urimin për ditëlindjen tënde po e filloj kështu e dashur Mimozë : Stuhi yjesh na takuan Pabesueshëm si në përrallë Plenet të ngrohtë ne kërkuam Fole për dashuri të rrallë Si meteor na rahën ditët Të na thyejn s'munden dot Me butësi i ngrohëm vitet Të jem dritë jo natë jo lot Shi më je ,fresk dhe blerim Dritë mëngjesi vesë mbi gurë Më je diellë që sjellë shkëlqim Mbi humnerë më bëhesh urë ... Të bekuar jemi ne që të kemi ,grua dhe nënë e dashur e Rozafës dhe Bojkenit”. /Telegrafi/

mimoza