Sulmuesi Milot Avdyli ka dhuruar një tjetër asistim te Celje, këtë herë në derbin ndaj Muras.

Ish kapiteni i Kosovës U21 asistoi te goli i epërsisë, të cilin e shënoi Kvesic, me këtë të fundit që vetëm duhet ta fuste topin në rrjetë (16’).


Avdyli dribloi për mrekulli brenda zonës dhe më pas e pa të lirë Kvesic, që e kishte të lehtë të shënonte në portën e zbrazur.

Për lojtarin kosovar ky ishte asistimi i 10-të këtë edicion në të gjitha garat për Celjen, gjë që konfirmon formën e shkëlqyer që po kalon te skuadra sllovene.

Ndërkohë, Avdyli në “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, ka konfirmuar se po pret një ftesë nga Kosova, megjithatë në të njëjtën kohë po vazhdohet të përcillet prej skautëve të Shqipërisë./Telegrafi

telegrafi sport app