Milloshoski: Shqiptarët votuan parti maqedonase për shkak të politikanëve shqiptarë të korruptuar

Duke komentuar numrin e madh të votave që LSDM-ja i mori nga shqiptarët në zgjedhjet e 11 dhjetorit, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski tha se arsyeja e vetme se pse shqiptarët votuan një parti maqedonase janë elitat e korruptuara në partitë e vjetra shqiptare, duke aluduar ne BDI-në dhe PDSH-në.
“Sipas meje, arsyeja e vetme pse një numër i madh i votuesve shqiptarë në këto zgjedhje kërkuan alternativë nga parti tjera politike ishte se partitë e vjetra shqiptare apo pjesë e atyre elitave njiheshin si shumë të korruptuar, si në nivel lokal dhe qëndror. Mendoj se korrupsioni në një pjesë të politikanëve shqiptarë, pa fajësuar dikë sepse nuk kam dëshmi të forta, ishin një ndër arsyet kryesore për zhvendosjen e tillë në vetë strukturën politike të votuesve shqiptarë, por edhe në partitë që përfaqësojnë ata”, tha Milloshoski.
I pyetur se a do të mund të mbahen zgjedhjet lokale në afatin e duhur, Milloshoski tha se BDI dhe LSDM janë marrë vesh që këto zgjedhje të shtyhen, dhe për këtë shkak edhe marrëveshja mes dy partive po zvarritet kaq shumë.
“Sipas njohurive tona, jo vetëm kriza politike, por ne e kemi kuptuar edhe një pjesë të marrëveshjes së BDI-së me LSDM-në, qartë shihet se që të dyja partitë plotësisht nuk janë të përgaditur për zgjedhje lokale sipas afatit ligjor, rrethi i parë më datë 7 Maj dhe rrethi i dytë më datë 21 Maj të këtij viti, mendoj se një pjesë të marrëveshjes së BDI-së me LSDM-në është që të shtyhen zgjedhjet lokale. Prandaj edhe zvarritet kjo marrëveshje, ndër të tjera është e menduar që më vonë të zgjihet kryetar i Kuvendit dhe sa më vonë të hyjëm në një zonë të pamundësisë për zgjedhje lokale që të ruajmë afatin e caktuar deri më 7 Maj dhe që Kuvendi të jetë i detyruar t’i shtyejë zgjedhjet për disa muaj më tej”, tha Milloshoski në emisionin ARENA në TV SHENJA.
I pyetur nëse OBRM-PDUKM do të koalicionojë me LSDM-në në zgjedhjet lokale për Strugën dhe Kërçovën, Milloshoski as e pohoi e as e mohoi, por tha se partia e tij do të sjellë vendim në rrethin e dytë të zgjedhjeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Mickoski: Dikush mund të bëjë lista për punësime, por deri sa jam unë kryeministër kjo nuk do të ndodhë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë