LAJMI I FUNDIT:

Milloshoski: Pushteti po i përgatit Teuta Arifin dhe Dane Taleskin për ambasadorë në SHBA dhe NATO

Milloshoski: Pushteti po i përgatit Teuta Arifin dhe Dane Taleskin për ambasadorë në SHBA dhe NATO

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, sot tha se pushteti po i përgatit Teuta Arifin, Dane Taleskin, Misho Dokmanivqin dhe Sashko Nasevin, për t’i dërguar ambasadorë në SHBA, NATO, Izrael dhe Bullgari.

Ai tha se është e pahijshme dhe joparimore që pushteti para zgjedhjeve të emërojë ambasadorë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pse dërgoni ambasadorë politik para zgjedhjeve. Të mos gjendemi më pas në situatë që ata të tërhiqen pasi të ndërrohet pushteti. Ju kujtoj rastin e Aleksandar Nikollovskit, i cili duhej të shkonte në Bruksel para zgjedhjeve. Ndoshta këto persona në këtë mënyrë doni t’i shpaguani, por besoni se nuk ju bëni shërbim”, tha Milloshoski.


Kryeministri Zoran Zaev tha se dy nga personat e përmendur do të dërgohen si ambasadorë, por pa i përmendur me emra.

“Nuk përzihem në përzgjedhjen e emrave, edhe pse e di se për dy prej tyre kanë biseduar presidenti dhe ministri i Punëve të Jashtme. Sipas meje ka kohë të mjaftueshme që deri para zgjedhjeve të bëhet përzgjedhja dhe këto persona t’i mbushin vendet e zbrazëta, sidomos në NATO”, tha Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Lajme
“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

Lajme
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Një gruaje në Banjskë të Zveçanit i gjendet armatim - pushkë, fishekë, çantë ushtrie

Një gruaje në Banjskë të Zveçanit i gjendet armatim - pushkë, fishekë, çantë ushtrie

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori