LAJMI I FUNDIT:

Milloshoski: Pendarovski e relativizoi pozitën në të cilën na solli Qeveria, është fjalimi i fundit i tij

Milloshoski: Pendarovski e relativizoi pozitën në të cilën na solli Qeveria, është fjalimi i fundit i tij

Deputeti Antonio Milloshoski nga OBRM-PDUKM vlerësoi se fjalimi i sotëm i presidentit Stevo Pendarovski në Kuvend ishte i zbrazët, përplot me lajthitje të destinuara më së shumti për LSDM-në ku, siç tha ai, do të vendosin nëse do të jetë apo jo kandidat për president vitin e ardhshëm.

Milloshoski tha se Pendarovski e ka relativizuar pozitën në të cilën është sjellë shteti.

“Bëhet fjalë për një president që si politikan tha se kushdo që të ndryshojë emrin do t’i nxjerrim shpirtin, pastaj votoi ndryshimin e emrit dhe Kushtetutës, duke premtuar se do të hapeshin dyert evropiane dhe sot relativizon pozitën në të cilin na solli Qeveria dhe është një qorrsokak i zotimeve që nuk mund t’i realizojnë”, tha Milloshoski.


Pendarovski në fjalimin vjetor: SHBA dhe BE janë luftëtarë më të zellshëm të korrupsionit se sa institucionet tona
Lexo po ashtu Pendarovski në fjalimin vjetor: SHBA dhe BE janë luftëtarë më të zellshëm të korrupsionit se sa institucionet tona

Ai beson se fjalimi i sotëm i presidentit Pendarovski në Kuvend do të jetë i fundit.

“Ne jemi dakord për një fakt, dhe ai është se kjo është adresa e tij e fundit. Nëse nuk zgjidhet president do të largohet nga Maqedonia siç tha në vitin 2019”, theksoi Milloshoski.

Lidhur me kritikat nga qeveria drejtuar OBRM-PDUKM-së për procesin e anëtarësimit në BE, ai tha se kjo është shenjë se qeveria po përgatitet për opozitë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Siguri
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Politikë
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Lajme
Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc

Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc

Lugina
Kalo në kategori