LAJMI I FUNDIT:

Milloshoski: Kuvendi të miratojë rezolutë për mos-negocim me identitetin maqedonas

Milloshoski: Kuvendi të miratojë rezolutë për mos-negocim me identitetin maqedonas

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka reaguar pas publikimit të memorandumit nga Bullgaria, e cila tenton ta bllokojë integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, ka kërkuar që Kuvendi unanimisht të miratojë rezolutë për mos-negocim në asnjë rast me çështjen e identitetit dhe gjuhës maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Milloshoski tha se do të ketë debat në komisionin kuvendar që ai e drejton, duke thënë se kontestimi i identitetit dhe gjuhës së një populli është vlerë anti-evropiane.

“Do të ishte mirë që Kuvendi si kundër-përgjigje ndaj Kuvendit Kombëtar bullgar të miratojë një deklaratë të përbashkët, në të cilën identiteti i popullit maqedonas, mëvetësia e gjuhës maqedonase dhe të gjitha ngjarjet tjera kulturore dhe kombëtare do të konfirmoheshin bashkërisht dhe me këtë edhe të afirmohen si pjesë e vlerave evropiane të identitetit kulturor dhe kombëtar të kontinentit”, tha Antonio Milloshoski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori