Millie Bobby Brown, 21 vjeç, ka zgjedhur Gwyneth Paltrow si muzën e saj të fundit të modës, duke rikrijuar fustanin ikonik të aktores nga viti 1997.

Ylli i “Stranger Things” mahniti ndjekësit me paraqitjen e saj të re, por disa fansa komentuan se ajo duket një dekadë më e madhe se mosha e saj.


Në premierën evropiane të filmit të saj të ri “The Electric State” në Madrid, Millie u shfaq me një fustan të tejdukshëm me qëndisje argjendi, ndërsa pozonte krah bashkëshortit të saj, Jake Bongiovi, 22 vjeç, shkruan DailyMail.

95686003 14446883 Gwyneth Paltrow 52 is the latest star Millie Bobby Brown 21 has  a 17 1740746993594

Në Instagram, ajo ndau imazhe krahas një fotografie të vjetër të Paltrow me të njëjtin stil, duke e etiketuar aktoren e njohur.

Pavarësisht famës së saj që nga fëmijëria në “Stranger Things”, Millie ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si e rritur dhe u martua me Jake vitin e kaluar në një ceremoni private.

95686005 14446883 The Stranger Things star has shocked fans in recent weeks with h m 132 1740742240238

Në një intervistë të fundit, ajo theksoi rëndësinë e përputhshmërisë në marrëdhënien e tyre, duke shtuar se dashuria e tyre është e thellë dhe e mirëvendosur.

Çifti, që u njoh në vitin 2021, fillimisht u martua në fshehtësi, përpara se të organizonin një ceremoni më të madhe në Toskanë.

Jon Bon Jovi, babai i Jake, ka mbështetur lidhjen e tyre, duke vlerësuar përkushtimin e të dyve ndaj njëri-tjetrit. /Telegrafi/

95672389 14446883 She hit her latest red carpet on the arm of her new husband Jake a 133 1740742492501