LAJMI I FUNDIT:

Milioneri rus i kaloi pesë ditë si i pastrehë, të gjithë ata që e ndihmuan në ditët më të “vështira” i shpërbleu (Video)

Milioneri rus i kaloi pesë ditë si i pastrehë, të gjithë ata që e ndihmuan në ditët më të “vështira” i shpërbleu (Video)

Shou televiziv “Milioneri i fshehtë” që është transmetuar në televizionet ruse gjashtë muaj më parë, kishte pasur një mysafir special.

Bëhet fjalë për milionerin Aleksandar Roslijakov, i cili për pesë ditë fshehu identitetin e tij të vërtetë dhe u shndërrua në një mësues i cili nuk ka shtëpi, transmeton Telegrafi.

Ai mund të ketë jahtin privat, vetura luksoze, por Aleksandar ishte pajtuar të jetë pjesëmarrës në shoun televiziv me vetëm 1 mijë rubla në xhep që i bie afro 15 euro.


Ai natën e parë e kaloi në qendrën për të pastrehët “Everybody’s Road”, themelues të cilës janë çifti bashkëshortor Deni dhe Elena.

Dhe pasi që ata e pritën mirë në këtë qendër, Aleksandar vendosi që këtij çifti t’i dhurojë një vilë luksoze që kap vlerën e 111 mijë eurove.

Por, dyshja shtëpinë që e fituan si dhuratë e shndërruan në qendër për të pastrehët në të cilën tani jetojnë 27 persona.

Katër ditët tjera i kaloi pothuajse në mënyra të ngjashme, dhe të gjithë ata që e mirëpritën i shpërbleu në mënyra të njëjta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Amerika
Kalo në kategori