Derisa shumica e milionerëve shpenzojnë pasurinë e tyre në vetura të shtrenjta e jahte luksoze, William Sachiti shfrytëzoi pasurinë e tij në blerjen e një stacioni të radarëve të kohës së Luftës së Ftohtë në Norwich të Anglisë.

Sachiti një ndërmarrës nga Britania, bleu rrjetin e rrugëve private që shtrihen në një hapësirë prej 647 kilometra katrorë, për të testuar “pajisjet” që ndjekin UFO-t, por sistemi i radarëve iu dha si bonus, transmeton Telegrafi.


2 12

I pyetur se çfarë planifikon të bëjë me këto makineri gjigante që dikur alarmonte britanikët për raketat e mundshme bërthamore që mund të vinin, ai tha me një dozë shakaje: “UFO-t sigurisht”.

3 12

“Do të gjej mënyrën më të mirë për t’i rikthyer në jetë, dhe t’i lë njerëzit të zgjedhin mënyrën më të mirë për t’i përdorur. Nëse njerëzit duan t’i kërkojnë UFO-t, atëherë le të jetë ashtu”, shtoi Sachiti.

4 8

Ky sistem masiv gjendet në bazën ajrore mbretërore Neatishead, ku janë të stacionuara sistemet kundërajrore të Anglisë.

5 9

Në vitin 2010, kjo pronë ishte reklamuar dhe nxjerrë në shitje me një çmim prej 4.7 milionë dollarë – por Sachiti refuzoi të tregojë se sa ka paguar. /Telegrafi/

6 9