LAJMI I FUNDIT:

Milanit i ofrohet Nabil Fekiri

Milanit i ofrohet Nabil Fekiri

Ndërmjetësuesit thuhet se kanë kontaktuar me Milanin për të propozuar një marrëveshje për mesfushorin me tipare sulmuese të Real Betis, Nabil Fekir.

Kuqezinjtë po kërkojnë të shtojnë një mesfushor të ri sulmues në skuadrën e tyre përpara sezonit të ardhshëm dhe objektivi i tyre kryesor është Charles De Ketelaere i Club Brugge.

Milani shpreson të mbyllë një marrëveshje për belgun në fillim të javës së ardhshme, por nëse dështon ta bëjë këtë, atëherë do të duhet të veprojë shpejt për të mos mbetur duar bosh.


Milani ka besim në transferimin e De Ketelaere
Lexo po ashtu Milani ka besim në transferimin e De Ketelaere

Sipas Calciomercato.com, ndërmjetësit kontaktuan Milanin kohëve të fundit për të sugjeruar disa mundësi në tregun e transferimeve dhe një prej tyre ishte Fekir.

28-vjeçari që luan si ‘trequartista’ është gati për një largim të mundshëm nga Real Betis, pavarësisht se është pjesë kyçe e skuadrës spanjolle.

Paolo Maldini dhe Frederic Massara janë tifozë të ish-yllit të Lyonit, por ata nuk janë të interesuar të hapin bisedimet me Real Betisin për momentin.

Arsyeja është për shkak të vlerësimit prej 35 milionë eurosh të vendosur mbi të, i konsideruar shumë i lartë nga kuqezinjtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Paso topin, ne nuk jemi Leo Messi”, Walker u revoltua ndaj bashkëlojtarit të tij gjatë ndeshjes me Napolin

“Paso topin, ne nuk jemi Leo Messi”, Walker u revoltua ndaj bashkëlojtarit të tij gjatë ndeshjes me Napolin

Serie A
Ancelotti po e konsideron largimin nga Real Madridi për katër arsye

Ancelotti po e konsideron largimin nga Real Madridi për katër arsye

La Liga
Newcastle po kërkon dy yjet e Liverpoolit në këmbim të Alexander Isak

Newcastle po kërkon dy yjet e Liverpoolit në këmbim të Alexander Isak

Premier League
Arteta konfirmon rikthimin e dy yjeve për sfidën ndaj Real Madridit, ka edhe një lajm të keq

Arteta konfirmon rikthimin e dy yjeve për sfidën ndaj Real Madridit, ka edhe një lajm të keq

Liga e Kampionëve
Ish-portieri i Barcelonës përjeton dramë pas përplasjes me rivalin, i nxjerrë nga fusha direkt për operacion

Ish-portieri i Barcelonës përjeton dramë pas përplasjes me rivalin, i nxjerrë nga fusha direkt për operacion

La Liga
Top klubet angleze futen në garë, Juventusi mund ta humbas Kolo Muanin

Top klubet angleze futen në garë, Juventusi mund ta humbas Kolo Muanin

Serie A
Kalo në kategori