LAJMI I FUNDIT:

Milani takon agjentët e Bernardit

Milani takon agjentët e Bernardit
Bernard (Getty Images)

Milani u takua sot (e hënë) me agjentët e ish-lojtarit të Shakhtar Donetsk, brazilianit Bernard.

Braziliani është një agjent i lirë pasi ka lënë skuadrën nga Ukraina, duke mos rinovuar kontratën.

Bernard ka shënuar 10 gola në sezonin e kaluar me ukrainasit dhe kjo ka bërë që të preferohet nga shumë skuadra të njohura evropiane.


Milani me ofertë zyrtare në drejtim të Bernard, braziliani afër zyrtarizimit
Lexo po ashtu Milani me ofertë zyrtare në drejtim të Bernard, braziliani afër zyrtarizimit

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Rossonerët u takuan me përfaqësuesit e Bernard në Casa Milan për të diskutuar një transferim të mundshëm.

Bernard në aksion (Getty Images)

Të dy palët po përpiqen të gjejnë një marrëveshje, por ndërmjetësi i njohur Kia Joorabchian ka folur gjithashtu edhe me klubin anglez, Chelsean.

Chelsea, favorit për të nënshkruar me Bernardin si lojtar të lirë
Lexo po ashtu Chelsea, favorit për të nënshkruar me Bernardin si lojtar të lirë

Lojtari do të preferonte një lëvizje në Milano, por ai do të donte një rrogë prej rreth tre milionë eurosh dhe duke pasur parasysh se do të arrinte si lojtar i lirë, agjentët e tij presin bonuse të madha.

Milani po kërkon të forcohet pa shpenzuar shumë këtë verë, me Pepe Reina, Ivan Strinic dhe Alen Halilovic që janë bashkuar si transferime falas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Liga e Kampionëve
Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

La Liga
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Premier League
Kalo në kategori