Bologna është mjaftë e interesuar në transferimin e Zlatan Ibrahimovicit në afatin kalimtar të janarit.

Sipas asaj që raporton La Gazzetta Dello Sport, skuadra italiane po e kërkon me ngulm transferimin e sulmuesit suedez.


Ibrahimovic ditë më parë ka bërë të ditur se po largohet nga La Galaxy, derisa kontrata e tij skadon më 31 dhjetor të muajit të ardhshëm.

ibrahimovic

Ibra Kadbra po e kërkon po ashtu rikthimin në Evropë, gjersa për të kanë shprehur interesim  edhe skuadra si, Milani dhe Manchester United.

Mediu italian bënë më tej të ditur se destinacioni i preferuar i ish-sulmuesit të Barcelonës është Italia dhe gjërat mund të kuptohen shumë shpejtë.

Rossonerët duan që t’i marrin shërbimet e suedezit për pjesën tjetër të mbetur të sezonit, por që 38-vjeçari kërkon të luajë së paku edhe dy vite. /Telegrafi/

telegrafi sport app