LAJMI I FUNDIT:

Milani nuk do ta gjobisë Ibrahimovicin pas episodeve në ndeshjen ndaj Interit

Milani nuk do ta gjobisë Ibrahimovicin pas episodeve në ndeshjen ndaj Interit

Zlatan Ibrahimovic thuhet se nuk do të gjobitet nga klubi i tij, Milani, ndërsa ka vazhduar të mbrojë veten në mediat sociale.

Gazeta Corriere della Sera raporton se Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku po presin vendimin nga gjykatësi sportiv pas sjelljeve jo-sportive të martën mbrëma në kuadër të Coppa Italia.

Sulmuesi suedez dhe Lukaku u përfshinë në një përleshje në fund të pjesës së parë të Derby della Madonnina, ku gjyqtari ndëshkoi të dy me të verdhë, ndërsa në pjesën e dytë Zlatan e mori të kuqin.


Ibrahimovic takohet me drejtuesit e Milanit për të sqaruar episodin me Lukakun
Lexo po ashtu Ibrahimovic takohet me drejtuesit e Milanit për të sqaruar episodin me Lukakun

U raportua se mes tyre pati fyerje racore, fetare dhe familjare, ndërsa lojtarët janë në pritje të vendimit.

Por, drejtuesit e Rossonerëve thuhet se kanë vendosur të mos e gjobisin suedezin, edhe pse ishte arsyeja kryesore e humbjes së ekipit në derbi ndaj Interit.

Ndryshe, Ibrahimovic ka mohuar zërat se ka përdorur fjalë raciste, ndërsa në mbrojtje të tij ka dalë edhe ish-bashkëlojtari i tij, Paul Pogba. /Telegrafi/