Edhe pse e pati epërsinë, Milani nuk ka arritur të fitojë si mysafir i Torinos (1-1), në ndeshjen e xhiros së 33-të të Serie A.

Në minutat e para të sfidës u akordua penalti në favor të skuadrës vendase, mirëpo Andrea Belotti e goditi transversalen nga pika e bardhë.


Bonaventura e1524079918819 (Foto: Getty Images)

Rezultati u zhbllokua në minutën e nëntë me një gol shumë të bukur nga Giacomo Bonaventura. Me epërsinë e Rossonerëve skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, ekipi nikoqir arriti ta barazonte rezultatin me golin e Lorenzo De Silvestrit (70').

Gola të tjerë nuk pati deri në mbyllje të sfidës, ashtu që skuadrat u desh të kënaqeshin me nga një pikë.

milantorino (Foto: Getty Images)

Duhet përmendur se në mbyllje të sfidës golashënuesi De Silvestri u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

Edhe pas këtij barazimi, Rossonerët mbesin në vendin e gjashtë që dërgon në Europa League, derisa Torino pozicionohet në vend të dhjetë në tabelë.

Në xhiron e ardhshme, Milani është nikoqir i Beneventos, ndërsa Torino udhëton te Atalanta. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6i1i29

https://www.dailymotion.com/video/x6i1i80

https://www.dailymotion.com/video/x6i1ltg

telegrafi sport app