LAJMI I FUNDIT:

Milani në bisedime me Chelsean për transferimin e tre lojtarëve

Milani në bisedime me Chelsean për transferimin e tre lojtarëve

Milani është në bisedime me Chelsean për transferimin e Romelu Lukakut, por sipas Gazzetta dello Sport, dy lojtarë të tjerë të londinezëve janë përmendur gjatë negociatave: Carney Chukwuemeka dhe Trevoh Chalobah.

Milan ka identifikuar Romelu Lukakun si një përforcim të mundshëm të sulmit, duke marrë parasysh se Manchester United po udhëheq momentalisht garën për Joshua Zirkzee.

Gianluca Di Marzio dhe Gazzetta raporton se Milani është në biesdime me Lukakun dhe Chelsean, duke shpresuar se do të arrijnë një marrëveshje ekonomike me të dyja palët.


Milani nuk dëshiron të paguajë çmimin prej 40 milionë eurosh të kërkuar nga Chelsea për sulmuesin belg, por duan ta marrin në formë huazimi. Plani alternativ është që Lukaku të transferohet në mënyrë të përhershme, por me një çmim më të ulët.

Liverpooli dhe Milani në garë të fortë për transferimin e top yllit të Juventusit
Lexo po ashtu Liverpooli dhe Milani në garë të fortë për transferimin e top yllit të Juventusit

Një detaj i rëndësishëm rreth pagës së sulmuesit është se Lukaku ende mund të përfitojë nga Rritja e Dekretit, pasi ka shpenzuar dy sezonet e fundit në Itali me Interin dhe Romën.

Në të njëjtën kohë, sipas Gazzettas, Milani po konsideron gjithashtu nënshkrimin edhe të dy lojtarëve tjerë të Chelseat.

‘Rossonerët’ thuhet se kanë konfirmuar interesimin e tyre për mesfushorin premtues Carney Chukwuemeka, ndërsa Chelsea raportohet se i ka ofruar atyre edhe shërbimet e Chalobah.

Mbrojtësi anglez ka qenë i lidhur me një transferim në ‘San Siro’ për një kohë të gjatë dhe nuk është pjesë e planeve të trajnerit Enzo Maresca për sezonin e ri./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Ancelotti e di se ku është pika e dobët e Atleticos - synon ta sulmojë sonte

Ancelotti e di se ku është pika e dobët e Atleticos - synon ta sulmojë sonte

Liga e Kampionëve
Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Premier League
Arteta i ka kërkuar bordit të Arsenalit transferimin e top yllit të Bayernit

Arteta i ka kërkuar bordit të Arsenalit transferimin e top yllit të Bayernit

Premier League
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori