Milani ka humbur njërin nga yjet kryesorë të skuadrës, portierin Gianluigi Donnarumma i cili do të largohet i lirë në verë.

Por gjiganti italian rrezikon të mbetet pa një tjetër lojtar të rëndësishëm për edicionin e ri, mesfushorin Franck Kessie.


Ylli afrikan ka pasur një vit shumë të mirë me Rossonerët dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.

24-vjeçari ka zhvilluar 50 ndeshje zyrtare me Milanin, ku ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.

Icon LP 12954108

Paris Saint Germain është skuadra që dëshiron transferimin e tij në Francë, derisa nga Liga Premier ka konkurrencë më shumë.

Manchester United, Liverpool dhe Arsenal janë tri skuadrat angleze që gjithashtu do të tentojnë transferimin e tij në verë.

Kessie ka kontratë me Milanin deri në qershor të vitit 2022 dhe drejtuesit e klubit kuqezi po tentojnë ta bindin për një kontratë të re.

kessiecope1

Nëse nuk arrijnë marrëveshje për kontratën e re gjatë qershorit, atëherë Milani do të detyrohet ta shes lojtarin në mënyrë që mos ta humbas pa fituar asgjë pas një viti.

Duke marrë parasysh kontratën e shkurtë që ka me klubin, Milan është gati ta shes Kessien për një shumë mbi 35 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app