Milani do të jetë pa gjashtë lojtarët në skuadër për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë kundër Napolit të martën mbrëma.

Rossonerët janë nikoqir të Napolit në ndeshjen e Kupës së Italisë, e cila pritet të zhvillohet në San Siro nga ora 20:45.


Megjithatë, trajneri Gennaro Gattuso do të ketë mungesa të shumta, plot gjashtë për këtë ndeshje ndaj Napolit.

Ivan Strinic, Pepe Reina, Cristian Zapata, Lucas Biglia, Giacomo Bonaventura dhe Mattia Caldara janë lojtarët që do t'i mungojnë Milanit.

Krzysztof Piatek është në linjë për të bërë debutimin e tij të plotë për Rossonerët, duke u paraqitur si zëvendësues gjatë barazimit të tyre 0-0 me Napoli në Serie A të dielën.

Edhe Napoli do t'i ketë katër mungesa të mëdha për ndeshjen e nesërme ndaj Rossonerëve.

Skuadra e Milanit për ndeshjes ndaj Napolit: Portier: A. Donnarumma, G. Donnarumma, Plizzari; Mbrojtës: Abate, Kalabria, Conti, Laxalt, Musacchio, Rodriguez, Romagnoli; Mesfushorë: Bakayoko, Bertolacci, Kessie, Mauri, Montolivo, Paqueta; Sulmues: Borini, Calhanoglu, Castillejo, Cutrone, Piatek, Suso, Tsadjout /Telegrafi/

telegrafi sport app