Milani ka barazuar rezultatin në 1-1 ndaj Interit në Serie A.

Pas disa rasteve të mira, një goli të anuluar për pozicion jashtë loje, kuqezinjtë gjetën rrugën drejt rrjetës kundërshtare.


DMNFFukW4AAvF5w

Ishte Suso i cili me një goditje të bukur nga jashtë zona në minutën e 56-të mposhti mjeshtërisht Samir Handanovicin.

Ky ishte goli i tretë i spanjollit në Derbi della Madonnina.

Suso është lojtari i vetëm i Milanit që ka shënuar më +10 gola dhe +10 asistime në Serie A që nga fillimi i sezoni të kaluar. Asistime: 11, Gola: 10. /Telegrafi/

https://twitter.com/semo33/status/919654974971408385

telegrafi sport app