LAJMI I FUNDIT:

Milani afër Castillejos, Bacca pjesë e marrëveshjes

Milani afër Castillejos, Bacca pjesë e marrëveshjes

Tiemoue Bakayoko tashmë ka kryer testet mjekësore te Milani dhe vetëm pritet zyrtarizimi nga klubi kuqezi.

Por, francezi me shumë mundësi nuk do të jetë transferimi i vetëm që skuadra nga Milano do ta bëjë në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

Sipas Sky Italia, Villarreal ka pranuar ofertën e Milanit për Samu Castillejo, ndërsa me këtë rast te klubi spanjoll do të kalojë edhe Carlos Bacca.


Gennaro Gattuso është në kërkim të një sulmuesi pasi ka nevojë për një alternativ për Suson.

Djajtë italianë pritet të paguajnë 18 milionë euro plus Baccan, duke vlerësuar kështu kartonin e spanjollit rreth 25 milionë euro.

Maldini: Milanit i duhet kohë për tu rikthyer në nivele të larta
Lexo po ashtu Maldini: Milanit i duhet kohë për tu rikthyer në nivele të larta

Së pari Castillejo do të huazohet për tre apo katër milionë euro, por me obligim blerje për 13-14 milionë të tjerë.

Lojtari pritet të udhëtojë drejt qytetit të modës për testet mjekësore gjatë ditëve në vazhdim.

Sky gjithashtu raporton se Milani është në bisedime me Lazion edhe për mesfushorin Sergej Milinkovic-Savic. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=-HzJliutPnc

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori