Milani ka arritur ta fitojë derbin e javës në Serie A, ndaj Romës.

Kuqezinjtë bënë një ndeshje të madhe përballë Giallorosëve ku në fund triumfuan me rezultat 2-1.


Franck Kessie dhe Patrick Cutrone ishin autorët e golave të Milanit, pas asistimeve nga Rodriguez respektivisht Higuain.

GettyImages 1025575838 (Getty Images)

Ndërkohë për Romën, golin e vetëm e shënoi mbrojtësi Federico Fazio.

Në këtë takim për Rossonerët kanë shkëlqyer mesfushorët si Kessie, Biglia e Calhanouglu.

Me paraqitje të mirë u dalluan edhe sulmuesit Gonzalo Higuain dhe Patrick Cutrone.

Te Roma dëshpëroi Rick Karsdorp dhe Steven N’Zonzi. /Telegrafi/

mILAN

rOMAAA

telegrafi sport app