LAJMI I FUNDIT:

Milaim Zeka kërkon shkarkimin e Gjergj Dedajt

Milaim Zeka kërkon shkarkimin e Gjergj Dedajt

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka kërkuar shkarkimin e zëvendësministrit të Punëve të Jahtme, Gjergj Dedaj, për shkak të deklaratës së këtij të fundit se Kosova nuk duhet të synojë të anëtarësohet në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik.

Zeka, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deklaratat e Dedajt po e turpërojnë Kosovën në çdo organizim.


Postimi i plotë i deputetit Zeka:

“Çfare te keqe ka anetarsimi i Kosoves ne Organizaten Islamike?

Nje zevendesminister, ne MPJ te Kosoves, ka dale sot me nje deklarate kunder shefit te tije, Behgjet Pacolli, i cili po lobon ne Bangladesh, per antaresimin e Kosoves ne Organizaten per Bashkepunim Islamik.

Po shkruaj per dy aresye: E para, çfare do te ndodhete ne nje vend perendimor qe nje zevendesminister me dale kunder qendrimit te shefit te tije, dhe e dyta: Çfare kish me ndodhe mu qu ndonje balosh politik, edhe me thane qe nuk ka nevoje me na njofte Vatikani?!!!

Kosova eshte nje shtet teper i ri, dhe teper i vogel. Kosova ka nevoje per anetarsim ne çdo organizate boterore, e cila na mbeshtet ne rrugetimin tone per nje ulese ne OKB.
Politikanet serb nuk po vuajne nga sindromi se çfare po thone te tjeret, po jane duke lobuar me te madhe te shume vende islamike per te mos na pranuar. Asnje pengese fetare nuk po ekziston ne mes Erdoganit, Putinit e Vuçiqit. As ne mes Edi Rames e Erdoganit.

Po te isha une MPJ te R te Kosoves, do te kerkoja urgjentisht shkarkimin eketij personi, i cili na turperon ne çdo prezentim edhe brenda mahalles, se lere ma jashte kufijeve te Kosoves. Ashtu, ashtu jane ba shume zevendesministra qe po e rjepin buxhetin e Kosoves…!” (sic.), ka shkruar Zeka. /Telegrafi/

Dedaj kundërshton Pacollin për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik
Lexo po ashtu Dedaj kundërshton Pacollin për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori