LAJMI I FUNDIT:

Mikullovci, Veselit: Fol ma kadale se nuk po të marr vesh (Video)

Mikullovci, Veselit: Fol ma kadale se nuk po të marr vesh (Video)

Kuvendi i Kosovës është duke zhvilluar seancën plenare ku po votohen disa pika që kanë mbetur nga seancat e papërfunduara.

Kryeparlamentari Kadri Veseli është përpjekur që sa më shpejt të kryejë procedimin e këtyre pikave, duke lexuar më shpejt se zakonisht.

E kjo gjë ka bërë që të reagojë deputeti më i moshuar i Kuvendit nga radhët e VV-së, Adem Mikullovci.


Mikullovci me të marrë fjalën imitoi Veselin duke folur në mënyrë të pështjelltë.

“…………….epo fola sikur je kryetar, shumë shpejt po lexoni, s’po ju kuptojmë. Nuk e di çka po folni, nuk e di çka po votoj”, ka deklaruar Mikullovci.

E , Veseli për një moment qëndroi i shtangur pasi që fillimisht mendoi se deputeti Mikullovci nuk po ndihej mirë.

“Unë jam i gëzuar, se u frikësova fillimisht mos nuk je mirë, por ma bane me dije që unë nuk qenkam mirë. Faleminderit shumë. Ke të drejtë plotësisht, do të shkoj më ngadalë”, ka deklaruar Veseli. Pas kësaj kanë shpërthyer të qeshurat në sallën e Kuvendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Kalo në kategori