LAJMI I FUNDIT:

Miku i ngushtë iu vra gjatë dasmës, arrestohet dhëndri sepse fshehu filmimet e kamerave

Miku i ngushtë iu vra gjatë dasmës, arrestohet dhëndri sepse fshehu filmimet e kamerave

Një burrë është arrestuar si bashkëpunëtor në lidhje me vrasjen e mikut më të mirë gjatë dasmës së tij në vitin 2018, pasi akuzohet se ka fshehur pamjet e regjistruara nga kamera e sigurisë në momentin që ka ndodhur krimi.

Christopher Jerome Sterling, 43 vjeç është arrestuar dhe akuzohet për pengim të drejtësisë dhe fshehje të provave. Miku i Chris, Byron Jenkins, 36 vjeç vdiq pas të shtënave që ndodhën në dasmë. Gjithashtu një vajzë 23-vjeçare mbeti e plagosur në pjesën e shpatullës, por jashtë rrezikut për jetën.

Sipas raportimeve të policisë, 43-vjeçari po organizonte festën e martesës në “Sterling Detail Shop”, kur incidenti ndodhi rreth orës tre të mëngjesit sipas orës lokale, shkruajnë mediat e huaja.

Asokohe, dhëndri Chris i ka thënë policisë se sistemi i kamerave të sigurisë nuk ka funksionuar në kohën që ka ndodhur ngjarja. Ai gjithashtu mësohet të ketë thënë se nuk e ka parë sesi ndodhi konflikti.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia mori në pyetje më shumë se 18 persona të pranishëm në ceremoni, por ata mësuan në lidhje me funksionimin e kamerave në momentin e ngjarjes, vetëm me anë të një mesazhi anonim.

Policia ka bërë të mundur 18 muaj pasi ngjarja ka ndodhur sigurimin e pamjeve të të ndjerit, pak minuta përpara se të qëllohej. Ndërkohë policia ende nuk e ka zbuluar se kush e ka kryer vrasjen dhe ende është në kërkim të tij, shkruajnë mediat e huaja. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Lufta, një kërcënim real dhe Evropa nuk është gati - paralajmëron Tusk i Polonisë

Lufta, një kërcënim real dhe Evropa nuk është gati - paralajmëron Tusk i Polonisë

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Arrestohet gazetarja ruse që filmoi videon e fundit të Alexei Navalnyt të gjallë

Arrestohet gazetarja ruse që filmoi videon e fundit të Alexei Navalnyt të gjallë

Evropa
Kalo në kategori