LAJMI I FUNDIT:

Mikrobiologu Raka: Qëndrimi në shtëpi e ndërpret zinxhirin e përhapjes së coronavirusit

Mikrobiologu Raka: Qëndrimi në shtëpi e ndërpret zinxhirin e përhapjes së coronavirusit

Lul Raka, mikrobiolog, njëherësh koordinator i bashkëpunimit me Qendrën Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, tha se një i prekur me COVID-19 i infekton mesatarisht një deri në tre persona.

Ai shtoi se numri më i madh i të prekurve me coronavirusin e ri është pas identifikimit të rasteve të para dhe përcjelljes së kontakteve të tyre.


Kjo periudhë mund të marrë kohë dy deri katër javë, por siç tha ai, parashikim të saktë është vështirë të jepet.

“Pandemitë e tilla përcillen me sfida në të gjitha shtyllat e përballjes dhe reagimit, siç janë: koordinimi, mbikëqyrja, hulumtimi epidemiologjik, kontrolli në pikat e hyrjes, kapacitetet laboratorike, parandalimi dhe kontrolli i infeksionit, menaxhimi i rastit dhe logjistika. Por, këtu kryefjala është disiplina dhe zbatimi i masave nga populli. Fatkeqësisht, këtyre sfidave iu shtua edhe një barrë e rëndë në kohën e gabuar – konsensusi mes akterëve politikë”, tha ai.

Sipas tij, numri më i madh është pas identifikimit të rasteve të para dhe përcjelljes së kontakteve të tyre.

“Kjo periudhë mund të marrë kohë 2 deri 4 javë, por një parashikim i saktë i lakores është vështirë të jepet”.

Mikrobiologu tha se një i prekur me COVID-19 i infekton mesatarisht një deri në tre persona.

“Ka raste, si për shembull në Stubëll, kur një person infekton të gjitha kontaktet në shtëpi dhe rasti tjetër i një çifti të infektuar amerikan, të cilët kanë pasur kontakt të ngushtë me 347 persona, por asnjë nuk doli pozitiv në test”

Raka bëri të ditur se Kosova zbaton protokollet e OBSH-së dhe ECDC-së (Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve) në të gjitha nivelet e reagimit.

Mikrobiologu theksoi rëndësinë e qëndrimit në shtëpi në këtë periudhë.

“Qëndrimi në shtëpi e ndërpret zinxhirin e përhapjes nga njeriu në njeri, e parandalon përhapjen e mëtejme, redukton intensitetin e epidemisë dhe e ulë numrin e rasteve të reja. Kjo njëkohësisht, i mundëson sistemit shëndetësor të përgatitet për fluksin eventual të rasteve të reja”.

Sipas tij, nuk mund të thuhet se saktë, por zakonisht viruset e rrugëve respiratore që fillojnë në vjeshtë e përmbyllin ciklin në pranverë ose verën e hershme. “Parashikimi është dy deri në katër javët pasuese”.

Por, se sa mund të gjasë faza e shërimit të një pacienti, ai tha “Kjo varet nga pasqyra klinike e sëmundjes. Te rastet e lehta, prej momentit të shfaqjes së simptomave, deri te shërimi shkon deri në dy javë, kurse te rastet e rënda shërimi mund të zgjasë prej tri deri në gjashtë javë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori