Mikel Arteta ka hartuar një plan se si Arsenali mund ta thyejë bllokadën mentale në Ligën e Kampionëve dhe ta eliminojë Real Madridin.

Arteta e udhëhoqi Arsenalin drejt çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, në atë që ishte debutimi i tij në këtë kompeticion si trajner i ‘Topçinjve’.


Me shanset e Arsenalit për ta fituar Ligën Premier tashmë të përfunduara nga Liverpooli, sezoni i Artetas varet nga dy ndeshjet ndaj Carlo Ancelottit dhe spanjolli është i gatshëm për ato sfida.

“Ëndrra është që të fitojmë, të fitojmë trofe të mëdhenj dhe kjo është ajo që po synojmë të bëjmë”.

“Klubi nuk ka qenë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dy herë në 15 vjet, që është një kohë e gjatë”.

“Por, ne duam të krijojmë historinë tonë tani dhe kjo do të thotë të arrijmë këto faza me eliminim, t’i fitojmë ato dhe të shkojmë në gjysmëfinale. Ky është hapi i ardhshëm që duhet të marrim”.

“Ndihem i emocinouar. Mendoj se shorti n aka vendosur përballë ndaj një kundërshtari për të cilin jemi të gjithë të emocionuar, sepse historikisht ata kanë qenë superior në këtë garë”.

“Ne kemi një kundërshtar që do të kërkojë maksimumin nga ne në garën më të fortë në Evropë. Ne duhet të bëjmë më mirë se ata dhe të besojmë tek vetja jonë nga minuta e parë”.

“Ne e dimë se në Ligën e Kampionëve, ndeshjet vendosen brenda zonës së penalltisë, dhe këtu është synimi ynë”, ka thënë Arteta./Telegrafi/

telegrafi sport app