Mikel Arteta jep lajme të këqija për lëndimin e Martin Odegaard

Mikel Arteta dha një përditësim shqetësues mbi dëmtimin e Martin Odegaard, ndërsa zbuloi gjithashtu se Declan Rice ka pësuar një goditje.
Arsenali u përball me një goditje të rëndë të shtunën, pasi Odegaard pësoi një tjetër dëmtim. Kapiteni i "Topçinjve" u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 29-të të ndeshjes së Premier League kundër West Ham në Emirates Stadium. Edhe Rice u zëvendësua në minutën e 80-të.
“Me Martin, ishte një përplasje gju më gju. Nuk duket shumë pozitive për momentin”.
“Ka qenë me të vërtetë i pafat. U përplas gju më gju dhe menjëherë ndjeu që diçka nuk shkonte. Tani le të vlerësojmë situatën dhe të shohim sa serioz është dëmtimi”.

Declan Rice u thirr në stol në minutën e 79-të, ndërsa Mikel Merino zëvendësoi mesfushorin anglez.
Arteta më vonë konfirmoi se Rice kishte shqetësime në shpinë, ndaj vendosi t’i kufizonte minutat e tij në fushë.
“Me Declan, ai kishte dhimbje shpine dhe më kërkoi të dilte nga loja. Tani të shohim çfarë do të thotë mjeku dhe çfarë është më e mira për të”, përfundoi spanjolli./Telegrafi/








































