LAJMI I FUNDIT:

Mijëra vetura të reja “rreziten” në Kanada, për gjithçka është fajtor stuhia – tani askush nuk e di çfarë do të ndodhë me to

Mijëra vetura të reja “rreziten” në Kanada, për gjithçka është fajtor stuhia – tani askush nuk e di çfarë do të ndodhë me to

Mijëra vetura të goditura nga stuhia dimërore, qëndrojnë të parkuara në një livadh në periferi të Vankuverit tash e gjashtë vite. Nuk mund të kthehen në rrugë dhe askush nuk e ka idenë se çfarë do të bëhet me to.

Në shkurt të vitit 2015, stuhia e akullt goditi brigjet e Kanadasë, shiu i akullt dhe erërat që frynin me shpejtësi, ua patën vështirësuar jetën mijëra banorëve, transmeton Telegrafi.


Kishin dëmtuar afro 3.000 vetura të reja të BMW dhe Mini Cooper, të parkuara në portin e Halifaksit, pasi ishin transportuar nga Evropa.

Dimri kaloi, bora dhe akulli u shkrinë, kurse veturat e porositura për blerësit mbetën aty. Megjithatë në qershor u urdhërua që të kryhet një kontroll teknik i tyre – përkatësisht 2.966 veturave.

Prodhuesi i tyre pati konstatuar se uji i njelmët i ngrirë mund t’i ketë dëmtuar kontektorët elektrikë, kurse dëmtimi i kabllove elektrike konsiderohet me shumë rrezik të madh dhe që do të mund të shkaktonte ndaljen e punës së motorit gjatë lëvizjes së mjetit – duke shkaktuar edhe aksident. /Telegrafi/