LAJMI I FUNDIT:

Mijëra besimtarë në Shqipëri, përkujtojnë Profetin Muhamed, Rama kërkon të nis mësimi fetar në shkolla

Mijëra besimtarë në Shqipëri, përkujtojnë Profetin Muhamed, Rama kërkon të nis mësimi fetar në shkolla

Mijëra qytetarë shqiptarë u bënë pjesë e programit festiv në përkujtim të Profetit Muhamed, i organizuar për të njëmbëdhjetin vit radhazi nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Fondacioni Kulturor e Arsimor “Sema”.

Kkryetari i Komunitetit Mysliman, Skender Bruçaj, duke folur për personalitetin që la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e historisë njerëzore, u shpreh se mesazhi që solli Profeti është mesazhi i jetës, i dashurisë dhe i mëshirës.


“Të gjithë profetët u kanë folur popujve të ndryshëm, ndërsa Muhamedi a.s. erdhi si mëshirë për të gjitha botët” ka thënë ai. “Profeti Muhamed a.s. na mësoi se qëllimi i Islamit është promovimi i paqes, i mirëkuptimit, i drejtësisë, i sigurisë dhe garantimit të dinjitetit njerëzor, duke respektuar në thelb diversitetin njerëzor”.

Ndërsa, kryeministri i vendit, Edi Rama, që ishte i pranishëm në këtë aktivitet, theksoi se njerëzimi nuk mund të bënte pa Profetin dhe pa mesazhet e tij. Gjithashtu ai e vlerësoi rolin dhe kontributin e Komunitetit Mysliman në këto vite.

Ai ka paralajmëruar se Qeveria shqiptare pritet të vijë me një projekt të ri në të ardhmen që ka të bëjë me futjen në shkolla të kulturës fetare.

“Besoj fort se ka ardhur momenti që me kurajo, shteti shqiptar t’i çelë dyert e shkollave për njohjen e besimeve fetare. T’i çelë dyert e shkollave për t’i dhënë çdo fëmije mundësinë të armatoset me instrumentet e dijeve dhe të mos jetë viktimë e propagandave tunduese të atyre që s’kanë asnjë lidhje me profetët që i çelën rrugë qytetërimeve të sotme dhe që në emër të islamit kryejnë krime të cilat janë të destinuara të ndëshkohen sepse janë të ndëshkuara qysh në librat e shenjtë. Unë besoj se sot të gjithë duhet të ndjejnë përgjegjësinë e madhe të faktit se të rinjtë, adoleshentët në Tiranë apo në Paris, në Prishtinë apo në Londër, në Evropë apo në Amerikë janë të paarmatosur me instrumentet e dijes për t’u përballur me demagogët, me sharlatanët, me maskarenjtë që kërkojnë të nxjerrin përfitime duke e përgjakur njerëzimin apo duke e tërhequr prej hunde”, tha ai.

Për Ramën “ky projekt konsiston jo në cenimin e laicitetit të shkollës, por në forcimin e themeleve të kulturës laike e cila është e dobët dhe e pafuqishme të përballet me format e ekstremizmit të dhunshëm, apo të atij me kostum e kravatë nëse nuk arrin të pajisë fëmijët e të gjitha besimeve me instrumentin njohës për faktin fetar si gjenerues civilizimesh dhe me vëmendjen e mprehur për të mos rënë pre e tundimeve të mëdha që joshin dhe kthejnë në viktima fatkeqe të xhihadizmit apo të ekstremizmit politik vajza e djem që s’kanë fuqinë e brendshme shpirtërore se ju mungojnë këto instrumente”.

Në trend Lajme

Më shumë
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
Moment i veçantë nga samiti rajonal në Mal të Zi, Rama i mat kohën Vuçiqit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

Moment i veçantë nga samiti rajonal në Mal të Zi, Rama i mat kohën Vuçiqit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

Lajme
Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është vetëm çështje kohe

Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është vetëm çështje kohe

Lajme
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Kalo në kategori