Labinot Haxhiu këtë javë gjendet në nominim dhe rrezikon largimin nga shtëpia më e madhe në vend, Big Brother VIP Kosova, duke e bërë këtë një nga momentet më vendimtare për rrugëtimin e tij në këtë format.

Përballë këtij rreziku, Haxhiu ka marrë një mbështetje të fortë publike nga këngëtarja e njohur Mihrije Braha.


Në një veprim që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale, Braha ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë për ta votuar Labin që të vazhdojë qëndrimin në shtëpi.

Foto: TikTok

Ajo ka zgjedhur një mënyrë simbolike për ta shprehur përkrahjen e saj, duke veshur çorapë me fotografinë e Labinotit - një veprim që pasqyron stilin e vetë Labit, i cili shpeshherë është parë brenda shtëpisë me çorape të personalizuara.

“Votoni Labin që të qëndrojë në shtëpi”, ka qenë mesazhi.

Ky gjest është pritur pozitivisht nga ndjekësit, të cilët e kanë komentuar gjerësisht në rrjete sociale, duke e cilësuar si një mbështetje të veçantë dhe motivuese për të.

Mbetet të shihet nëse kjo përkrahje do të ndikojë në rezultatin final të nominimit dhe në vazhdimin e rrugëtimit të tij në Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/