Mignolet ua rikthen tifozëve në kujtesë Kariusin me gafën e bërë tek goli i Sportingut Simone Mignolet ka bërë një gafë të madhe në ndeshjen miqësore të Liverpoolit ndaj Sporting Lisbonës.

Liverpool dhe Sportingu luajtën baras 2-2 në ndeshjen e zhvilluar në mëngjesin e sotëm (e enjte) në New York.


Megjithatë, gafa e bërë nga portieri rezervë, Mignolet, 'vodhi' gjithë vëmendjen e ndeshjes.

Mignolet bërë një gafë të madhe duke pranuar një gol të lehtë nga një goditje prej 35 metrave nga Bruno Fernandes.

Ky gol i pranuar nga portieri belg ua ka rikthyer tifozëve të Liverpolit në kujtesë gjermanin Loris Karius, i cili ishte i njohur me gafat e tij.

Shumë tifozë bënë komente në rrjetet sociale pas gabimit të bërë nga Mignolet. /Telegrafi/

https://twitter.com/LFCMEDIA1/status/1154186416286572545

https://twitter.com/benchevreau/status/1154186338868125696

https://twitter.com/KnewBobby/status/1154223685156294656

https://twitter.com/LalvaniGaurav/status/1154185966732509184

https://twitter.com/AlexSportsExtra/status/1154269961164066819

telegrafi sport app