Nga: Bledi Filipi
“… vepra ime ka karakter luftarak dhe, paraprakisht, për kushtet e veçanta tonat, duhet me e manovrue, pra, disa herë, edhe në mënyrë të maskueme. Unë s’mund t’ua spjegoj këto grupeve. Ata duhet t’i kuptojnë vetë. Qarkullimi i veprës s’ime diktohet nga inperativi i etapës shoqnore që po kalojmë. Për veten time, unë e quej veprën t’ime si një kontribut për bashkimin e këtyre rretheve. Në rrnofsha, vepra ime konspektivisht do të kryhet. Kam besim se vegimet e mia do t’i verifikojë zhvillimi i mëvonshëm i ngjarjeve …” – Migjeni (“Nëntori” 11 1955/ f.69).
Migjeni ndoshta e parandiente që do të largohej shpejtë nga kjo botë. Ndaj edhe shkrimi i mësipërm vjen si një profeci që ai bën për jetën dhe veprën e tij. Shkrimtar që pëlqehet nga çdo moshë dhe vargjet e tij pëlqehen nga cilido, kjo për të vetmen arsye: se ai ishte vetvetja dhe e nxirrte atë çka i vlonte në gji.
Migjeni, ky uragan i letërsisë shqipe që qe zëri i rinisë së atëhershme, jetoi pak, por la pas një vepër madhore. Veprimtaria e Migjenit përmblidhet në vitet 1934-1936. Gjer më 1936-ën ai pati shkruar pjesën më të madhe të vjershave dhe prozave të tij. Më 1937-1938 shkroi pak sepse sëmundja sa vinte dhe e rëndonte më tepër. Në mbarim të vitit 1937 Migjeni do të niset për në Torino të Italisë për t’u mjekuar dhe ndjekur studimet për letërsi.
Por, fati nuk mbajti në anën e Migjenit, sëmundja e rëndoi edhe më tepër dhe pikërisht në marsin e vitit 1938, poeti u shtrua në sanatoriumin e Torinos, dhe më 26 gusht kur ende nuk kishte mbushur 27 vjeç, Migjeni u shua.
Migjeni mbetet një ndër shkrimtarët e pëlqyer në letërsinë shqipe, si poet dhe si prozator. Prozat e Migjenit kanë rëndësi jo vetëm për gjerësinë e tematikës, forcën e ideve, vlerën artistike, porse ato i flasin hapur lexuesit, sikur dialogojnë me të. Përmes alegorisë Migjeni fshikullon anët e errëta të shoqërisë së atëhershme. Kjo duket te: ‘’Sokrati i vuejtun apo derr i kënaqun” ku godet hipokrizinë shoqërore.
Tek Migjeni nuk mungon as elementi romantik. Elementi romantik është pjesë përbërëse e realizmit të Migjenit. Si në prozë ashtu edhe në poezi, Migjeni ka stilin e vet, një stil që i dallon menjëherë shkrimet e tij. Stili i tij është energjik dhe sulmues; gjëmon dhembja për të mjerët. Nëse në poezi Migjeni zgjatet, në prozë bën të kundërtën: shkurt dhe prerazi.
Për gjuhën e Migjenit mund të nxirren këto përfundime:
Ai shkroi në të folmen e Shkodrës, por edhe të folmeve të krahinave të saj. Tek poeti ndeshet ndonjëherë edhe ndonjë influencë të rrallë të toskërishtes, kjo për arsye se kishte jetuar në Manastir. Disa nga fjalët gegërisht që e pasurojnë gjuhën e Migjenit janë: aht, biban, i harlisun, marre, i molisun, dikon, zhelmel etj.
Gjithashtu, në shkrimet e Migjenit hasen edhe fjalë neolatine: akord, akrobaci, alegori, apotezë, diskret, ekstazë, fatal etj.
Migjeni, jetoi, pak por la pas një vepër madhore. Fuqia e tij e fjalës, saktësia e përshkrimit, njohja e jetës e çuan i dhanë shtysë për të ecur në krijimtari. Migjeni poeti i madh që i reziston kohërave është dhe mbetet një Bodler (Charles Baudelaire) i letërsisë shqipe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

Thënie nga Gjergj Fishta: Më dhemb kryet nga njato parla-parla të parlamentarëve - dokrra pa kokrra!

Ç’është socializmi?

DY VAJZAT E MIA
Vepra e Banksyt tërheq vizitorësh në muzeun gjerman

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët