LAJMI I FUNDIT:

Miftari: AKP po rrezikon të ardhmen e “Sigal Prishtina”

Miftari: AKP po rrezikon të ardhmen e “Sigal Prishtina”

Klubi basketbollistik “Sigal Prishtina”, që kishte paraparë të mbante ndeshjet për kualifikime në Champions League, nuk do t’i realizoj ato ngaqë në sallën e sporteve në Pallatin e Rinisë do të mbahet Kampionati Evropian në Peshëngritje.

Kjo me vendim të Agjensionit Kosovar të Privatizimit, i cili menaxhon Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.

E ketë vendim po e kundërshtojnë nga klubi “Sigal Prishtina”, drejtori i të cilit, Florian Miftari, ka thënë që kjo edhe mund të rrezikoj të ardhmen e këtij klubi.


“Ne ishim nismëtar që të investojmë në këtë palestër, vetëm që të përmbushen kushtet që të luhet basketbolli në nivelin më të lartë. Ndërsa tash dëgjojmë që këtu do të mbahet një kampionat evropian për peshëngritje. Kjo rrezikon të ardhmen e klubit, ngaqë për shkak të neglizhencës vihet në pikëpyetje zhvillimi i ndeshjes për kualifikim në Champions League. Pasojat janë të mëdha, mund edhe të përjashtohemi nga Liga e Kampioneve” ka thënë Florian Miftari.

Tutje ai ka shtuar që palestra mund të dëmtohet në qoftë se ajo përdoret për peshëngritje, përderisa ka potencuar që ka kontaktuar me akterët kryesor për këtë çështje mirëpo, sipas tij, vullneti është shumë i vogël për të gjetur një zgjidhje. /klankosova/

Në trend Sport

Më shumë
Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Premier League
Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Premier League
Pesë lojtarë të Real Madridit rrezikojnë pezullimit në çerekfinalen e mundshme të Ligës së Kampionëve

Pesë lojtarë të Real Madridit rrezikojnë pezullimit në çerekfinalen e mundshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Ndërkombëtare
Spartak Moska dhe Zeniti refuzojnë transferimin e Mirlind Dakut për arsye politike

Spartak Moska dhe Zeniti refuzojnë transferimin e Mirlind Dakut për arsye politike

Ligat tjera
Saliba konfirmon të ardhmen e tij pas interesimit nga Real Madridi

Saliba konfirmon të ardhmen e tij pas interesimit nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori