LAJMI I FUNDIT:

Miftaraj tregon procedurat e zgjedhjes së presidentit

Miftaraj tregon procedurat e zgjedhjes së presidentit

Kuvendi i Kosovës dhe partitë politike duhet të fillojnë procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri një muaj para përfundimit  të mandatit të presidentit.

Në rastin aktual të zgjedhjes së presidentit të ri, sipas Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, procedurat për zgjedhjen e presidentit duhet të fillojnë me 5 prill.


Miftaraj në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se në bazë të Kushtetutës, proceduarat për zgjedhjen e presidentit fillojnë një muaj para përfundimit të mandatit të postit të presidentit.

“Në bazë të Kushtetutës së paku nga një precedent kur kemi të bëjmë me një president në detyrë e cili ka mandat të rregullt jo me ushtrues detyre do të duhej që një muaj para skadimit të mandatit të fillon procedura e emërimit të presidentit të ri. Më këtë logjik deri më 5 prill të këtij viti Kuvendi i Kosovës, partitë politike duhet të fillojnë procedurën e zgjedhjes së presidentit të ri”, ka thënë ai.

Të drejtën për të kandiduar për president e kanë të gjithë qytetarët të cilët plotësojnë kriteret e caktuara nga Kushtetuta.

Një person për të kandiduar për të parin e vendit duhet të sigurojë 30 nënshkrime të deoutetëve, por një deputet nuk mund të japë nënshkrimin për dy kandidatë.

“Çdo qytetar që përmbush kriterin e moshës ka të drejtë të kandidoj por për këtë i nevojiten së paku 30 nënshkrime të deputetëve në Kuvendin e Kosovës”.

“Një deputet që jep nënshkrimin për një kandidat, nuk ka të drejtë ta jap për të dytin, në këtë drejtim do të duhej të kemi së paku dy kandidatë të cilët me votim të fshehtë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Miftaraj.

Ai ka treguar se për tu zgjedhur president i vendit kandidati për president në dy raundet e para duet të merr së paku 80 vota, ndërsa në raundin e tretë i nevojiten vetëm 61 vota.

“Në raundin e parë dhe të dytë duhen së paku 80 vota për që të votojnë presidentin e ri dhe nëse kjo nuk ndodh në dy raundet e para, atëherë në raundin e tretë nevojitet  61 vota për që te kemi presidentin e ri”, është shprehur Miftaraj.

Vjosa Osmani është kandidatja e VV-së për presidente. Ajo ka qenë ushtruese e detyrës së presidentit nga 5 nëntori i vitit 2020 ku në cilësinë e kryetares së Kuvendit kishte marrë këtë post, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, ndaj të cilit Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë.

Nga 14 marsi postin e ushtruesit të detyrës së Presidentit e ka marrë Glauk Konjufca që është edhe kryetar i Kuvendit.

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori