LAJMI I FUNDIT:

Miftaraj për “avullimin” e mbi dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit: Administrata Publike me probleme sistematike

Miftaraj për “avullimin” e mbi dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit: Administrata Publike me probleme sistematike

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë se rasti i vjedhjes së dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit vë në pah shumë probleme sistematike në administratën publike.

Sipas tij, publiku e mësoi se në kuadër të Ministrisë së Financave (MF) nuk ka sistem të verifikimit dhe kontrollit lidhur me qasjen dhe procesimin e pagesave apo transaksioneve.

Miftaraj po ashtu tha se kjo dëshmon edhe mungesën e integritetit të zyrtarëve publik, të cilët pa hezitim e shkelin besimin publik dhe kryejnë veprime penale të cilat dëmtojnë buxhetin e shtetit.


Skandali i dy milionë eurove, Bajrami: Dy zyrtarë e kanë kryer transaksionin, po bëjmë përpjekje t'i kthejmë mjetet
Lexo po ashtu Skandali i dy milionë eurove, Bajrami: Dy zyrtarë e kanë kryer transaksionin, po bëjmë përpjekje t'i kthejmë mjetet

“Në radhë të parë publiku mësoi se në kuadër të Ministrisë së Financave nuk ka sistem të verifikimit dhe kontrollit lidhur me qasjen dhe procesimin e pagesave apo transaksioneve që në rastin konkret flasim për miliona euro. Në anën tjetër, e dëshmon integritetin e zyrtarëve publik të cilët pa hezitim e shkelin besimin publik dhe kryejnë veprime penale të cilat dëmtojnë buxhetin e shtetit”, ka thënë Miftaraj.

Bajrami: Kushdo që vjedh qoftë edhe një euro, duhet të përfundojë në burg
Lexo po ashtu Bajrami: Kushdo që vjedh qoftë edhe një euro, duhet të përfundojë në burg

Ndryshe, brenda dy ditësh në Kosovë kanë ndodhur dy vjedhje në dy institucione. Të mërkurën janë “avulluar” dy milionë euro nga Thesari i Shtetit, gjersa për këtë vepër janë disa të dyshuar, njëri nga ta i është caktuar masa e ndalimit prej 30 ditësh. Ndërkaq, vjedhja e dytë ka ndodhur në Agjencinë e Veterinarisë dhe Ushqimit, ku u vodh kasaforta 300 kg. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori