LAJMI I FUNDIT:

Miftaraj: Disa marrëveshje në dialogun Kosovë–Serbi me mungesë transparence dhe llogaridhënie, BE në heshtje ka miratuar dykuptimësinë e tyre

Miftaraj: Disa marrëveshje në dialogun Kosovë–Serbi me mungesë transparence dhe llogaridhënie, BE në heshtje ka miratuar dykuptimësinë e tyre

Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (ASHAK), në një raport të publikuar për të gjitha marrëveshjet e arritura në mes Kosovës dhe Serbisë, ka sqaruar se Kosova që nga viti 2011 deri në vitin 2020 nuk ka ratifikuar dhe shpallur asnjë marrëveshje në gazetën zyrtare, pos marrëveshjes së vitit 2013, për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, proces ky që karakterizohet me mungesë transparence dhe llogaridhënie.

Kështu ka thënë në një prononcim për Telegrafin, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ku ka theksuar se ky format i dialogut dhe teknika e hartimit të marrëveshjeve me gjuhë dy-kuptimesh ka qenë një ndër taktikat e Bashkimit Evropian (BE), që ka promovuar në heshtje një qasje të tillë.


Sipas tij, në disa fusha kjo qasje ka pasur sukses në praktikë, siç është me rastin e ushtrimit të sovranitetit të Republikës së Kosovës në veri të vendit.

ASHAK: Dialogu Kosovë-Serbi ka devijuar qysh në vitin 2013 me marrëveshjen e Asociacionit
Lexo po ashtu ASHAK: Dialogu Kosovë-Serbi ka devijuar qysh në vitin 2013 me marrëveshjen e Asociacionit

“Padyshim që procesi dialogues Kosovë-Serbi dhe numër i madh i marrëveshjeve të arritura deri më tani nga ky proces i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është karakterizuar me mungesë transparence dhe llogaridhënie. Formati i dialogut në mes të dy shteteve dhe teknika e hartimit të marrëveshjeve me gjuhe dy-kuptimesh ka qenë një ndër taktikat e vet Bashkimit Evropian, që ka promovuar në heshtje një qasje të tillë, duke përfshirë edhe faktin që ky mekanizëm më shumë është angazhuar në arritjen e sa më shumë marrëveshjeve, dhe duke mos u fokusuar në masë të madhe edhe në zbatimin e tyre apo formën e tyre”, ka thënë Miftaraj për Telegrafin.

Ndryshe, në raportin e publikuar të martën nga ASHAK shkruhet së që nga viti 2011 deri në vitin 2020, përveç marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2013, Republika e Kosovës nuk e ka ratifikuar dhe nuk e ka shpallur në gazetën zyrtare asnjë marrëveshje tjetër.

“Në kontekst të statusit të marrëveshjeve një element i rëndësishëm është edhe teksti i marrëveshjeve dhe titulli i tyre. Të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në dialog, përveç asaj të nënshkruar në vitin 2013, nuk janë emërtuar si marrëveshje, por si: konkluzione, dakordime, konkluza etj. Ky element i bën edhe më të brishta në aspektin juridik të gjitha këto marrëveshje, në kuptim të rendit juridik të brendshëm në Kosovë, por edhe të Marrëveshjes së Vjenës për të Drejtën e Traktateve (1969)”, thuhet në raportin e publikuar nga ASHAK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori