LAJMI I FUNDIT:

ASHAK: Dialogu Kosovë-Serbi ka devijuar qysh në vitin 2013 me marrëveshjen e Asociacionit

ASHAK: Dialogu Kosovë-Serbi ka devijuar qysh në vitin 2013 me marrëveshjen e Asociacionit

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), në një raport të publikuar për të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun Kosovë-Serbi ka vlerësuar se devijimi i dialogut ka ndodhur me nënshkrimin e marrëveshjes së vitit 2013, me të cilën Republika e Kosovës pranoi krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas ASHAK-ut, marrëveshja u nënshkrua në mes të dy kryeministrave, të Kosovës dhe Serbisë.

“Megjithëse, Kosova e ratifikoi në parlament pa asnjë rezervë tekstin e marrëveshjes së 2013, parlamenti serb e votoi atë vetëm si Raport të Qeverisë për marrëveshjen e arritur, por nuk e ratifikoj si marrëveshje ndërkombëtare, derisa Gjykata Kushtetuese e Serbisë refuzoi që ta shqyrtojë kërkesën rreth kushtetutshmërisë së marrëveshjes, duke e konsideruar atë vetëm si akt politik, duke kontestuar në tërësi statusin e Kosovës si shtet”, thuhet në raport.

Tutje në raport thuhet se dialogu Kosovë-Serbi shënoi devijimin më të madh pas nënshkrimit të marrëveshjes së dytë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Dialogu Kosovë – Serbi shënoi devijimin më të madh pas nënshkrimit të marrëveshjes së dytë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, respektivisht dokumentin e titulluar ‘Asociacioni/Bashkësia i komunave me shumicë serbe në Kosovë – Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore’ të cilin Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës kishte konstatuar se i kishte shkelur disa parime dhe nene kushtetuese. Mos themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, sidomos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese kishte bërë që dialogu të shënonte momentin më të madh të devijimit, duke i trazuar institucionet dhe bllokuar ecjen përpara në procesin e dialogut dhe në zbatimin e Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që i kishte identifikuar dispozitat kushtetuese të cilat domosdo do të duhej të respektoheshin me rastin e Nxjerrjes së Dekretit qeveritar dhe hartimin e Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

Gjithashtu ASHAK vlerëson se krahas stagnimit të procesit të dialogut në vitin 2017, nga mbi tridhjetë marrëveshje të arritura, për fusha e sektorë të ndryshëm, një numër i konsiderueshëm i tyre janë bllokuar së zbatuari nga pala serbe.

Sipas ASHAK-ut, këto marrëveshje janë shumë të rëndësishme, sepse përmes tyre  do t’iu jepej përgjigje shumë sfidave me të cilat sot përballen interesat e shtetit dhe qytetarëve të të dy shteteve, sidomos të atyre shqiptarë.

“Ne gjithashtu vlerësojmë se, krahas stagnimit të procesit të dialogut në vitin 2017, nga mbi tridhjetë marrëveshje të arritura, për fusha e sektorë të ndryshëm, një numër i konsiderueshëm i tyre janë bllokuar së zbatuari nga pala serbe. Është evidente se marrëveshjet e arritura në përgjithësi janë karakterizuar nga zbatimi i dobët i tyre dhe, në të shumtën e rasteve, janë shkelur edhe afatet kohore të përcaktuara. Prandaj, paqartësitë dhe niveli i zbatimit të këtyre marrëveshjeve dhe krijimi i mekanizmave efektivë për zbatim duhet të adresohen përfundimisht në fazën e fundit të dialogut, e cila nuk duhet të cenojë rendin  8 kushtetues, integritetin territorial, karakterin unik dhe funksionimin e Republikës së Kosovës. Ne konsiderojmë urgjente për institucionet kompetente të Republikës së Kosovës evidentimin e nivelit të zbatimit të marrëveshjeve të arritura dhe adresimin e përgjegjësisë së palës serbe për cilëndo shkelje dhe moskryerje të obligimeve të  marra shtetërore. Gjithashtu vlerësojmë se mos zbatimi i marrëveshjeve nga pala serbe lidhet ngushtë me mos njohjen e statusit të Kosovës nga Serbia, duke vënë në pikëpyetje shumë aspekte të procesit të dialogut, përfshirë edhe statusin kushtetues dhe vlefshmërinë e marrëveshjeve që janë nënshkruar. Meqenëse Serbia ka qenë në vazhdimësi destruktive në procesin e dialogut, duke mos e njohur statusin e Kosovës, element ky shumë i rëndësishëm, edhe marrëveshjet e nënshkruara në dialogun Kosovë-Serbi kanë pasur një status të brishtë juridik. Asnjëra nga marrëveshjet e nënshkruara në procesin e dialogut, përveç ajo e vitit 2013, nuk ka kaluar nëpër procedurat kushtetuese, përfshirë edhe ratifikimin kushtetues, siç përcaktohet në nenin 18 dhe 19 të Kushtetutës”.

Siç shkruhet në raport, që nga viti 2011 deri në vitin 2020, përveç marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2013, Republika e Kosovës nuk e ka ratifikuar dhe nuk e ka shpallur në gazetën zyrtare asnjë marrëveshje tjetër.

“Në kontekst të statusit të marrëveshjeve një element i rëndësishëm është edhe teksti i marrëveshjeve dhe titulli i tyre. Të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në dialog, përveç asaj të nënshkruar në vitin 2013, nuk janë emërtuar si marrëveshje, por si: konkluzione, dakordime, konkluza etj. Ky element i bën edhe më të brishta në aspektin juridik të gjitha këto marrëveshje, në kuptim të rendit juridik të brendshëm në Kosovë, por edhe të Marrëveshjes së Vjenës për të Drejtën e Traktateve (1969)”, thuhet ndër të tjera në raportin e publikuar nga ASHAK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori