LAJMI I FUNDIT:

Miell me bollëk në Mitrovicë

Miell me bollëk në Mitrovicë

Qytetarët e Mitrovicës nuk kanë nevojë për panik sa i përket rezervave të miellit, për shkak se pothuajse nëpër të gjitha dyqanet e këtij qyteti miell ka me bollëk.

Këtë e konfirmuan edhe menaxherët e disa pikave shitëse në Mitrovicë, të cilët preferuan të flasin pa iu përmendur emrat.


“Kemi miell me bollëk dhe nuk ka vend për panik. Mund të ndodhë një ditë ose dy të mos kemi, por në vazhdimësi furnizojmë konsumatorët të cilët janë të kënaqur. Aktualisht furnizohemi nga Shqipëria me miell tip450, dhe çmimi për një thes 25 kilogram është 11 euro”, ka thënë njëri prej menaxherëve në Emona.

Menaxheri tjetër në Interex, ka bërë të ditur për KosovaPress, se miell ka në sasi të mjaftueshme dhe nuk ka vend për alarm tek qytetarët.

Sipas tij, vetëm gjatë ditës së djeshme janë shitur më shumë se një tonelatë me çmim 11 euro për një thes që peshon 25 kg.

Edhe në pikën e ETC-së konfirmuan se miell ka me bollëk.

“Sot për shembull nuk kemi pasur asnjë konsumator që ka kërkuar miell, sepse konsideroj se i kemi plotësuar kërkesat e qytetarëve deri tani. Kështu besoj do të shkoj edhe në të ardhmen, prandaj nuk ka nevojë për panik”, theksoi për KosovaPress menaxherja e kësaj pike në Mitrovicë.

Ajo shtoi se çmimet e këtij artikulli janë të njëjta siç kanë qenë para shpërthimit të pandemisë, duke bërë të ditur se një thes me miell prej 25 kg dhe tip 400 është 9.5 euro, ndonëse tha se kanë prej llojeve të ndryshme të miellit.

Në anën tjetër, edhe qytetarët u shprehën të kënaqur me sasinë e mjaftueshme të miellit nëpër dyqane, si dhe me çmimet e arsyeshme..

Qifti bashkëshortor, Adnan dhe Luljeta Morina, të cilët kishin dalë sot për të blerë 100 kg miell në njërën prej këtyre pikave, thanë se deri tash kanë marr vetëm nga 5 kg miell, por për shkak të situatav e që mund të krijohen, kësaj rashe morën më shumë.

“Për shkak të situatave që mund të krijohen pas shpërthimit të koronavirusit në Kosovë, është ngritur alarmi se nuk ka rezerva të mjaftueshme të miellit, prandaj këtë herë morëm pak më shumë. Mirëpo, shyqyr miell paska me bollëk nëpër dyqane dhe çmimet qenkan pothuajse të njëjta si para kësaj situate”, u shpreh ky çift bashkëshortor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori