LAJMI I FUNDIT:

Microsoft do të investojë në kompaninë Gatik – startup i teknologjisë autonome të vozitjes

Microsoft do të investojë në kompaninë Gatik – startup i teknologjisë autonome të vozitjes

Microsoft Corp është në bisedime të avancuara për të investuar në Gatik, një kompani startup të teknologjisë autonome të vozitjes me bazë në Kaliforni, si pjesë e partneritetit të saj cloud me kompaninë,  thanë për Reuters dy njerëz të njohur me diskutimet.

Microsoft planifikon të investojë mbi 10 milionë dollarë në një raund financimi që vlerëson Gatik në më shumë se 700 milionë dollarë, shtuan burimet, transmeton Telegrafi.


Si pjesë e marrëveshjes, Gatik do të përdorë platformën kompjuterike cloud dhe edge të Microsoft-it Azure në zhvillimin e teknologjisë autonome të dërgesave për kamionët.

Kushtet e marrëveshjes mund të ndryshojnë ende, shtuan burimet, të cilët kërkuan anonimitetin për të diskutuar çështje private. /Telegrafi/